Janë zbardhur emrat e personave të arrestuar gjatë megaoperacionit “First Day” në qarkun e Elbasanit. Operacioni ka rezultuar me 25 masa sigurie arrest me burg, 5 persona të kapur në flagrancë, si dhe një tjetër nën procedim penal.
Nga ky operacion, gjithashtu janë shpallur në kërkim 14 persona, ndaj të cilëve vijon puna për arrestimin. Operacioni u fokusua në goditjen e personave të përfshirë në trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në qytetet Elbasan, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh dhe Prrenjas.
Burime jozyrtare nuk përjashtojnë mundësinë që operacioni të ketë pasur si objektiv ndalimin e disa personazheve të njohur të botës së krimit.
ARREST ME BURG, 25 MASA:
Arjan Bica, 42 vjeç; Erist Skilja, 48 vjeç; Shyqyri Bica, 56 vjeç; Aizberg (Alket) Bitri, 52 vjeç; Filip Thoma, 34 vjeç; Hysen Grami, 64 vjeç; Gentian Tartari, 37 vjeç; Mikel Bezhani, 45 vjeç; Pjerin Qereshniku, 50 vjeç; Stivjo Bardhi, 38 vjeç; Domeniko Elezi, 38 vjeç; Mariglen Qosja, 38 vjeç; Shkelzen Shkrepi, 46 vjeç; Bardhyl Grami, 64 vjeç; I. K., 38 vjeç; M. E., 36 vjeç; I. F., 45 vjeç; Klodian Hakballa, 34 vjeç; Arben Kasa, 50 vjeç; Ilir Bahidi, 41 vjeç; Klajdi Çota, 24 vjeç; Franc Ruçi, 24 vjeç; Kevi Kanani, 30 vjeç; Marcelino Brahja, 24 vjeç; Panter Tafani, 30 vjeç.
5 TË ARRESTUARIT NË FLAGRANCË PËR DROGË, ARMËMBAJTJE PA LEJE, MALLRA KONTRABANDË:
Jokli Anastasi 32 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,
Arjan Topalli 31 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”,
Vilson Dyrmyshi 36 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”;
Neritan Duzha 43 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Leonard Xhaferri 50 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Nën hetim në gjendje të lirë:
H. D., 57 vjeç
Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri (pistoletë, kallashnikov), armë gjahu dhe municion luftarak. Po ashtu janë konfiskuar laptopë, tabletë, DVR, targa automjetesh, shuma parash në euro, paund, dollarë, franga zvicerane dhe 24 celularë.







