Kombëtarja shqiptare përballet me Letoninë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.
Për shkak të situatës së krijuar në Grupin K, kuqezinjtë e kanë si finale këtë përballje dhe kërkohet me çdo kusht triumfi.
Shqipëria ka zbritur në vendin e tretë në grup me 5 pikë, 2 më pak se Serbia e vendit të dytë dhe nuk ka zgjidhje tjetër përveç 3 pikëve.
Dueli Shqipëri-Letoni do të transmetohet në ekranin e Tv Klan.
Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare nga trajnerët e dy kombëtareve.
FORMACIONET ZYRTARE
Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Laçi, Shehu, Asllani; Broja, Bajrami, Manaj.

Letonia: Zviedris, Ciganiks, Balodis, Cernomordijs, Melniks, Jurkovskis, Zelenkovs, Vapne, Varslavans, Daskevics, Sits.








