Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri arriti në 83.906 lekë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, rritja është 11,7 për qind.
Sipas INSTAT, pagat më të larta se mesatarja kombëtare u regjistruan në aktivitetet financiare e të sigurimit, si dhe në informacion dhe komunikacion.
Rritjen më të madhe e pati sektori i Administratës Publike, Arsimit, Shëndetësisë dhe sigurimeve shoqërore, me +16,9 për qind. Ndërsa rritja më e ulët u shënua në aktivitetet financiare e të sigurimit, me vetëm 5,3 për qind.
Paga më të larta se mesatarja u regjistruan tek menaxherët, ligjvënësit, drejtorët ekzekutivë, si dhe tek specialistët me arsim të lartë.
Rritjen më të madhe e patën Forcat e Armatosura dhe specialistët me arsim të lartë, përkatësisht me 23,2% dhe 13,6%.
Ndërsa për menaxherët dhe drejtorët ekzekutivë rritja ishte më e ulët, vetëm 8,8%. Sipas të dhënave 12.4 për qind e të punësuarve kanë pagën minimale, 22 për qind marrin deri në 50 mijë lekë, 12 për qind deri në 60 mijë lekë për qind, 25 për qind deri në 5 mijë lekë 27 për qind mbi 95 mijë lekë.
Raporti thekson se është vërejtur një ulje e numrit të punonjësve me pagë minimale dhe një rritje e punonjësve me paga mesatare e të larta, çka e bën shpërndarjen e të ardhurave më të balancuar.
