HomeUncategorizedErvin Demo emërohet tek Pushteti Vendor! Arbër Mazniku do të drejtojë Komisionin...

Ervin Demo emërohet tek Pushteti Vendor! Arbër Mazniku do të drejtojë Komisionin e Reformës Territoriale!

spot_img

Arbër Mazniku nuk do të jetë më ministri i Pushtetit Vendor. Ky portofol në qeverinë “Rama 4” i është besuar një tjetër kryebashkiaku, që do jetë pjesë e kabinetit.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se ministri i ri do të jetë ish-kryetari i Bashkisë së Beratit, i zgjedhur më 11 maj si deputet, Ervin Demo.

Por Mazniku do të jetë në krye të Komisionit të Reformës Territoriale, e deklaruar nga kreu i qeverisë si një nga misionet për katër vitet e ardhshme

“Një tjetër kryetar Bashkie, më e madhe kjo, aktualisht deputet i zgjedhur i PS, është Ervin Demo, që do të marrë nga Arbian Mazniku postin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Ndërsa Arbi, i cili ka hedhur një bazë të mirë si ministër i pushtetit vendor, do të ketë kryesimin e Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale 2.0.”, tha Rama.

Kush është Ervin Demo

Ervin Demo, i lindur më 28 maj 1982, është politikan, akademik shqiptar dhe deputet i zgjedhur në qarkun e Beratit në zgjedhjet parlamentare të 2025. Ai ka qene më parë dhe kryetar i Bashkisë Berat për dy mandate radhazi, nga i cili u dorëhoq për të kandiduar në zgjedhjet e 11 majit.

Përveç angazhimit të tij në fushën akademike, Ervin Demo ka pasur një karrierë në administratën publike shqiptare. Nga tetori i vitit 2017 deri në tetor të vitit 2018, ai ka shërbyer si zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Republikën e Shqipërisë.

Që prej vitit 2004, Prof. Asoc. Dr. Ervin Demo ka qenë pedagog në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

Ervin Demo ka kryer studimet e larta për Administrim Biznesi në Universitetin e “Westminster” në Londër, ku përfitoi një bazë të fortë në fushën e ekonomisë dhe menaxhimit. Pas kësaj, ai vazhdoi studimet e tij duke përfunduar me sukses një master për Menaxhim dhe Marketing në Universitetin e “Kingston”, gjithashtu në Londër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular