“The Pitt” dhe “Adolescence” ishin serialet që rrëmbyen trofetë kryesorë në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve vjetore Emi 2025 në Los Anxheles.
“The Pit” u vlerësua si “serial dramatik i shkëlqyer”, për aktorin më të mirë kryesor në një serial dramatik trofe të cilin e mori Noah Ëyle, dhe aktoren më e mirë mbështetëse që i shkoi Katherine LaNasas. Seriali tregon peripecitë me të cilat përballen mjekët e urgjencës në shumë zona të Shteteve të Bashkuara, përballë sfidave si mungesa e stafit apo turnet e tejzgjatura.
“Adolesence” mori trofeun për si miniserial i shkëlqyer.
Trofeu për “Aktorin kryesor më të mirë në një miniserial” i shkoi protagonistit të këtij filmi
Ndërsa, aktori mbështetës më i mirë për miniserial u shpall 15-vjeçari Oëen Cooper.
Trofe morën edhe aktorë të tjerë të “Adolescence” si Erin Doherti, Xhek Thorn dhe Philip Barantini, duke e çuar në 6 numrin total të çmimeve, më shumë se çdo film apo shfaqje konkurrente. Me trofe u vlerësuan ndër të tjerë edhe seriali komedi “The studio” dhe drama tjetër “Severance”.