HomeEkonomiPolicia bashkiake, 30 ditë afat për të hequr mjetet e braktisura, më...

Policia bashkiake, 30 ditë afat për të hequr mjetet e braktisura, më pas kalojnë në pikat e bllokimit

spot_img

Policia Bashkiake e Tiranës ka nisur një aksion të gjerë për largimin e automjeteve të braktisura në rrugë e trotuare, të cilat prej kohësh zënë hapësira publike dhe kthehen në pengesë për qarkullimin e qytetarëve.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sula, u ka bërë thirrje pronarëve të këtyre mjeteve që të marrin masa dhe t’i largojnë ato vullnetarisht brenda një muaji nga momenti i vendosjes së njoftimit. Në të kundërt, makinat do të spostohen dhe depozitohen në pikën e bllokimit të përcaktuar nga bashkia.

“Policia Bashkiake Tiranë ka nisur një aksion për largimin e mjeteve të braktisura që zënë hapësira publike, të kthyera në problem për qytetarët. Ata që kanë lënë mjete të tilla të marrin masa dhe t’i largojnë vullnetarisht brenda një muaji nga data e vendosjes së njoftimit. Mjetet që nuk largohen brenda afatit do të spostohen e depozitohen në pikën e bllokimit”, – deklaroi Sula.

Sipas njoftimit të Policisë Bashkiake, aksioni nuk ka vetëm qëllim pastrimin e rrugëve nga mjetet e amortizuara, por është pjesë e një nisme më të gjerë kombëtare për lirimin e hapësirave publike, e nisur në korrik të këtij viti.

Kjo nismë, që shtrihet përtej Tiranës në çdo qytet dhe fshat të vendit, synon përmirësimin e cilësisë së jetës urbane, rritjen e funksionalitetit të bizneseve, si edhe garantimin e standardeve të mikpritjes dhe shërbimit, veçanërisht në zonat turistike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular