HomeKronikeFOTO/Identifikohet vrasësi i 43-vjeçarit Paulin Harusha në Toronto, policia thirrje të dorëzohet!...

FOTO/Identifikohet vrasësi i 43-vjeçarit Paulin Harusha në Toronto, policia thirrje të dorëzohet! Dyshimet për njohjen me shqiptarin

spot_img

Policia e Torontos ka bërë të ditur se ka identifikuar një të dyshuar në lidhje me vrasjen e 43-vjeçarit shqiptar, Paulin Harusha, i cili u gjet me plagë të shkaktuara nga armë zjarri brenda një automjeti në zonën North York, fundjavën e kaluar.

Meelad Tarin dhe Paulin Harusha
Meelad Tarin dhe Paulin Harusha

Paulin Harusha u qëllua për vdekje pranë kryqëzimit të rrugëve Victoria Park Avenue dhe Sheppard Avenue East, pak para mesnatës së së shtunës, më 13 shtator.

Menjëherë pas të shtënave, policia raportoi se po kërkonte një automjet SUV me ngjyrë të çelët, i cili ishte larguar nga vendngjarja para mbërritjes së forcave të rendit.

Gjatë një konference për shtyp të mbajtur të enjten në mëngjes në selinë e policisë së Torontos, u njoftua se është lëshuar një urdhër-arresti në të gjithë Kanadanë për 34-vjeçarin Meelad Tarin, banor i Torontos.

Detektiv-sergenti Alan Bartlett i bëri thirrje Tarinit, i cili kërkohet për vrasje të shkallës së parë, që të dorëzohet. Ai paralajmëroi gjithashtu se çdo person që ndihmon të dyshuarin do të hetohet dhe ndaj tij do të ngrihen akuza sipas ligjit.

I pyetur nëse viktima dhe i dyshuari njiheshin mes tyre, Bartlett u përgjigj se hetuesit janë ende duke shqyrtuar marrëdhënien mes të dyve.

“Mund të them se kishte njëfarë njohjeje mes tyre, por përtej kësaj do të ishte spekulim,” tha ai.

Bartlett nuk pranoi të komentojë nëse ndonjëri prej tyre kishte të kaluar kriminale. Ai shtoi se aktualisht policia nuk është në kërkim të të dyshuarve të tjerë.

“Jemi ende në fazat e hershme të këtij hetimi,” deklaroi ai. “Nëse provat tregojnë se ka persona të tjerë përgjegjës për këtë ngjarje, ata sigurisht do të hetohen dhe ndaj tyre do të ngrihen akuza.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular