HomeKronikeTragjedi në Itali, shpërthim i fuqishëm në fabrikën e përpunimit të mbeturinave,...

Tragjedi në Itali, shpërthim i fuqishëm në fabrikën e përpunimit të mbeturinave, raportohet për 3 të vrarë

spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Marcianise, provincë në Caserta të Italisë, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në ambientet e një fabrike për përpunimin mbeturinave “Ecopartenope”.
Sipas mediave italiane, viktimat janë tre punëtorë, mes tyre edhe pronari i kompanisë, të cilët po punonin pranë një depoje kur ndodhi shpërthimi.

Një person i katërt rezulton ende i zhdukur, ndërsa dy të tjerë janë plagosur lehtë.

Shpërthimi besohet se është shkaktuar nga vala e goditjes e krijuar nga një rezervuar me vaj të përdorur, që u hodh në erë duke shkaktuar një tronditje të fortë në zonë.

Sipas dëshmive paraprake, punëtorët janë hedhur disa metra në ajër nga fuqia e shpërthimit.

Në vendngjarje ndodhen disa ekipe zjarrfikësish dhe autoritetet po vijojnë operacionet për kërkimin e personit të zhdukur dhe për të hetuar rrethanat e ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular