HomeKultureVIDEO/ Veshjet tradicionale shqiptare shfaqen për herë të parë në paradën e...

VIDEO/ Veshjet tradicionale shqiptare shfaqen për herë të parë në paradën e “Oktoberfest” në Mynih

spot_img

Në një ngjarje historike ka ndodhur për shqiptarët në Mynih, ku për herë të parë në parakalimin e Oktoberfest, një nga festivalet më të njohura dhe më të mëdha të vitit në Gjermani, u shfaqën veshjet tradicionale shqiptare.

Përfaqësues të komunitetit shqipfolës në Mynih, të mbështetur nga Shoqata “Iliria München”, parakaluan me simbolet dhe kostume kombëtare shqiptare, duke u bërë pjesë e kësaj feste madhështore që tërheq mijëra vizitorë nga e gjithë bota, raporton Deutsche Welle.

Ky akt shënoi një moment të rëndësishëm në përfaqësimin e kulturës dhe traditës shqiptare në një nga ngjarjet më të njohura dhe prestigjioze të botës.

Organizimi i këtij parakalimi ishte mundësuar nga Shoqata “Iliria München”, e cila ka kontribuar në promovimin e kulturës shqiptare dhe forcimin e lidhjeve ndërkombëtare mes shqiptarëve dhe komunitetit gjerman.

https://www.facebook.com/dw.shqip/videos/2189145254941631

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular