HomeKultureFestivali Ballkanik i Filmit në Pogradec, ndahen çmimet për 10 filmat më...

Festivali Ballkanik i Filmit në Pogradec, ndahen çmimet për 10 filmat më të mirë në mbyllje të edicionit të 15-të

spot_img

Ul siparin edicioni i 15-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë në Pogradec.

Gjatë pesë ditëve të festivalit, qyteti prit 50 filma nga i gjithë Ballkani, duke sjellë emocione dhe momente të paharrueshme për publikun e të ftuarit.

Organizatorët Eno Milkani dhe Gerta Qurku shpërndanë çmimet për 10 filmat më të mirë, duke theksuar se pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit u vlerësuan me çmime.

“Pogradeci edhe një herë u kthye në kryeqendrën e Ballkanit dhe Ballkani foli një gjuhë: gjuhën e filmit. Jemi shumë të lumtur që edhe ky edicion u mbyll me sukses,” deklaroi organizatorja Qurku.

Çmimi “Fatos Baxhaku” shkoi në Greqi për autorin Dimitris Argyriou, i cili premtoi se do të rikthehet në edicionin e ardhshëm të festivalit. Ndërsa Eljan Tanini, drejtori i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, foli për rëndësinë e restaurimit të filmave, duke shtuar se pa këtë proces shumë prej tyre do të humbnin.

“Filmi ka të bëjë me përballjen me të kaluarën, me përballjen me traumën që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bëhet fjalë për një fshat që u shkatërrua nga nazistët dhe sesi banorët, gjenerata e dytë e njerëzve që e përjetuan traumën, po përballen me të. Fitova çmimin si dokumentari më i mirë dhe jam krenar për këtë. Është një gëzim i madh të jem këtu dhe do ta ndaj këtë moment me miq dhe kolegë,” u shpreh z. Argyriou.

“Një pjesë e mirë e filmave, nëse nuk do të restauroheshin, do të zhdukeshin përfundimisht dhe nuk do të kishin cilësinë e mirë të garantuar, pra atë lojën, të gjithë imazhin pozitiv që ka një film,” tha z. Tanini.

Festivali riktheu Pogradecin në hartën e kinematografisë ballkanike, duke bashkuar artin e filmit dhe kulturën kulinare në një ngjarje të veçantë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular