NGA SPARTAK TOPOLLAJ
Për këdo nga ne shqiptarët është e qartë dhe e stërprovuar gjatë gjithë historisë, urrejtja patologjike ndër shekuj dhe dekada e serbëve ndaj nesh! Viset e bukura dhe të bekuara shqiptare nga Zoti kanë qenë, janë e mesa duket do të jenë, lakmia e përjetshme e tyre! Ata nuk kanë pasur, nuk kanë dhe nuk do të kenë kurrë det të tyrin, siç kemi ne Adriatikun dhe Jonin të mrekullueshëm! Të ardhur nga tajgat, tundrat dhe stepat e Veriut të ftohtë, apo Lindjes së lagësht, aty nga shekujt VI-VII pas Krishtit në Ballkan, ku paraardhësit tanë pellazgo-ilirë kishin dhe bënë histori, sllavët, e veçanërisht serbët, mbetën përjetësisht shovenë të egër dhe ziliqarë të pakorrigjueshëm ndaj fqinjëve.
Edhe gjatë Mesjetës, ata synonin viset arbërore me shpresën, se pas shporrjes së turqve otomanë, ndaj të cilëve legjenda e shqiptarëve, Gjergj Kastriot-Skënderbeu, luftoi e fitoi për plot 25 vite rresht, paçka se Perandoria e tyre në apogjeun e vet mori edhe Kostandinopojën, kryeqytetin perandorak të Bizantit, të cilin, Sulltan Fatihu (Ngadhnjimtari), e shpalli më 29 maj 1453, kryeqytet perandorak osman, me emrin Stamboll! Shqiptarët nuk e ndërprenë kurrë në shekuj luftën për liri, deri sa më qershor 1878, shpallën autonominë, me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, me Iljaz Pashë Dibrën (Qokun), Ymer Prizrenin, Abdyl Frashërin, Mehmet Pashe Derrallën etj., etj., në krye.
Fuqitë e mëdha imperialiste të kohës, në mënyrën më të poshtër e më të pabese, në prag të Luftës së Parë Botërore (dhjetor 1913), caktuan në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, kufijtë e Shqipërisë, së saposhpallur e pavarur nga Ismail Qemali më 28 Nëntor 1912 në Vlorë, duke përgjysmuar trungun e lashte të trojeve tona, për të shpërblyer fqinjët tanë sllavo-grekë, sipas konjukturave dhe interesave, që ata kishin! Natyrisht, zhvillimet ndërmjet nesh e fqinjëve tanë mes dy luftërave botërore janë të njohura, por le të ndalemi pak te shfaqja për herë të parë e të dërguarve jugosllave të Josif Broz Titos, në themelimin prej tyre të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe praninë në “Çetën Plakë” të Vlorës?! Pse jugosllavët dhe jo psh., italianët, vetëm 72 km nga Vlora dhe me një Parti Komuniste më të vjetër, më të madhe dhe më me influencë?! Si dhe pse erdhi në Shqipëri Trojka sllave Miladin Popoviç, Dushan Mugosha dhe Bllazho Jovanoviç?
Pse ata zgjodhën pikërisht Enver Hoxhën në krye të Partisë Komuniste Shqiptare?! Koha iu ka dhënë përgjigje shumë të sakta këtyre pyetjeve, ndaj s’kemi pse të zgjatemi! As vetë teksti zyrtar i Historisë së Partisë, botuar e stërbotuar me ndryshime disa herë, nuk na i sqaron këto! Ishin Tito dhe të tijtë, që hodhën poshtë madje dënuan rreptësisht, vendimet e drejta, si tradhti, të Konferencës së Mukjes (2 gusht 1943) dhe asaj të Bujanit (31 dhjetor 1943-2 janar 1944), për luftë të përbashkët të të gjitha forcave dhe krahëve ndaj fashizmit! Miladini 1910-1945: Pseudonimet: “Aliu”, “Ali Dushanoviç”, “Ali Peja” dhe “Ali Gostivari”, u vra nga shqiptari atdhetar i Kosovës, Haki Taha! Dushan Mugosha 1914-1973: Pseudonimi: “Sala”. Bllazho Jovanoviç: 1907–1976. Të tre malazias, që jetuan edhe luftuan e punuan, edhe në Kosovë.
Të tre ishin terroristë, që kryen krime edhe personalisht dhe nxitën shpesh, e urdhëruan drejtuesit shqiptarë të Partisë dhe njësive partizane të ekzekutonin dhe torturonin nacionalistë shqiptarë, kryesisht të Ballit Kombëtar, por edhe të Legalitetit! Këtë linjë e ndoqën edhe të dërguarit e tjerë jugosllavë, si Svetozar Vukmanoviç Tempo, Velimir Stojniç, Josif Gjergja, Nijaz Dizdareviç etj., etj., deri më 1948, kur edhe marrëdhëniet mes dy partive u ndërprenë dhe Hoxha mbajti anën e më të fortit, në konfliktin Stalin-Tito, mbas letrave të Informbyrosë! Partia Komuniste Jugosllave me prejardhje social-demokrate nga Svetozar Markoviç dhe Dimitrije Tucoviç “Mita”, 1881-1914, vrarë në front gjatë Luftës së Parë Botërore, (ndoshta serbi më proshqiptar), pati si lider të parë Millan Gorkiç, lindur Josef Cizhinski, i cili, pas purgës staliniane, u spostua nga kreu, madje u ekzekutua më 1 nëntor 1937 nga NKVD-ja sovjetike e Nikollaj Jezhovit, në bodrumet e “Lubjankës” në Moskë dhe kështu, erdhi në krye të saj, kroato-slloveni dhelparak Josip Broz Tito, që unë e kam quajtur, antishqiptari i sofistikuar! Gjatë Luftës së Dytë Botërore Kuarteti më i afërt i Titos ishin: Kardeli, Gjilasi, Jovanoviç dhe Rankoviç.
Edvard Kardel, (1910 -1979), politikan dhe ekonomist i shquar slloven, njëlloj babai i Vetadministrimit Jugosllav, bashkë me Gjilasin dhe Bakariçin, vdekur nga kanceri zorrës së trashë. Milovan Gjilas, 1911-1995, personalitet kompleks me origjine malaziase, i burgosur në çdo regjim, (tri herë nga vetë Tito), disident antistalinist! Jetoi shumë vite edhe në SHBA-së, por ndërroi jetë, pasi humbi edhe shikimin e njërit sy në Beograd.
Arso (Arsenije) Popoviç, gjeneral-kolonel, shef i Shtatmadhorisë së Armatës Jugosllave, 1907-1948. Mbajti anën e Stalinit në konfliktin me Titon dhe u vra, teksa tentoi të arratisej, me 12 gusht 1948.
Alekandar Rankoviç: 1909-1983, i thirrur “Leka”, gjeneral-kolonel, Shef i OZNA-s UDBAs dhe ministër i Brendshëm, një simbiozë mes Himmlerit nazist të Hitlerit, Berias së Stalinit, apo dhe Koçi Xoxes së Enver Hoxhës! Vdiq në Raguza me kancer. Te ky kriminel do të ndalemi më gjatë, jo se për koinçidencë ka të njëjtin emër me Vuçiçin (që Rama s’ia mësoi kurrë të saktë, edhe pse mik për kokë)! I martuar me Anda Jovanoviç, e më pas me Sllavka Rankoviç, ai kishte dy fëmijë, Sllobodan dhe Milivoje. Thuhet se Rankoviç e festonte ditëlindjen një ditë më pas, pra më 29 nëntor, Festa e AVNOJ-it dhe festa zyrtare e Jugosllavisë (edhe e Shqipërisë socialiste) dhe jo me 28, kur edhe kish lindur, ditë kjo, kur Shqipëria ishte shpallur e Pavarur në Vlorë. Edhe ky mori gradat më të larta, deri gjeneral-kolonel). Tito i besoi funksionet më të rëndësishme partiake dhe shtetërore në rang Federatë. Kreu i OZNAs (Odeljienje za Zashtitu Naroda-Departamenti i Mbrojtjes së Popullit), pjesë e Shërbimit Sekret Ushtarak Jugosllav, i ndarë në katër Drejtori të mëdha:
Spiunazhi – Maks Baçe Miliç, Kundërspiunazhi – Pavle Pekiç, Sigurimi i Ushtrisë – Jeftimije (Jefto) Sasiç, Teknika dhe Statistika, Mijat Vuletiç. U shtua ekskluzivisht mbas organizimit nga Tito e Gjilas, Kundërspiunazhi ushtarak me gjeneralin Ljubomir Krstiç. Tito organizoi po me Rankoviçin, edhe një tjetër Polici Sekrete, të njohur si UDB-ja (Upravna Drzhavne Bezbjednosti/Sigurnosti/ Varnosti)! Kreu i tyre përsëri ishte krimineli Aleksandar Rankoviç, i cili qëndroi në detyrë deri më 1 korrik 1966, kur për abuzim me pushtetin u shkarkua nga të gjitha funksionet në parti e në shtet, por ndryshe nga Shqipëria e Enver Hoxhës, ku u ekzekutuan tre ministra të Brendshëm, Koçi Xoxe, Kadri Hazbiu dhe Feçor Shehu, e u burgosën gjatë të tjerët, si Nesti Kerenxhi etj., për të cilët, Enver Hoxha “nuk kish ditur gjë” në gati 30 vite dhe çuditërisht ndaj këtij krimineli, (pra Rankoviçit), s’pati kurrë gjyq! Krimet e Rankoviçit nuk kishin të sosur, filluar me popullsinë italiane në Istria, vazhduar me popullsinë nacionaliste kroate udhëhequr nga Paveliçi (kreu i Ustashëve fashistë, Ante Paveliç (1889-1959), “Poglavnik” – “Lider”, u arratis në Perëndim, ndryshe nga fundi i kapos së çetnikëve serbë, Drazha Mihajloviç, i cili u kap, u gjykua dhe u ekzekutua më 17 korrik 1946, në Beograd, mbasi konflikti serbo-kroat la pas mbi 1 milion viktima! Nuk u kursyen as shumë priftërinj katolikë kroatë dhe po ashtu, u kryen krime deri në formë gjenocidiale, e masakrash antishqiptare, si ajo e Tivarit, që pa frikë mund të quhet “Katini shqiptar”, apo deportimi me dhunë i qindra mijëra shqiptarëve në Anadoll-Turqi, sipas Marrëveshjes së poshtër jugosllavo-turke të vitit 1953, vazhdim i asaj të 1938, po kaq e poshtër! Dhe të mendosh, se Marrëveshjen me Titon, e nënshkroi, ministri i Jashtëm turk, Fuad Kyprili, nga Dinastia e famshme shqiptare e Qyprylinjve të Beratit! Edhe me Greqinë pati marrëveshje të tilla, të njohura si mes “xhentëllmenësh”
Numri i shqiptarëve të deportuar i kalonte 500.000, ndërkohë, për t’i serbizuar sadopak këto vise shqiptare, u sollën 60.000 serbë! Po kështu, regjimi komunist i Tito-Rankoviçit, vrau, torturoi dhe burgosi e internoi mijëra kroatë, sllovenë, apo edhe mijëra serbëçetnikë, kudo ku ishin deri dhe në krahina kufitare me Italinë, përfshi mijëra italianë, kjo me porosi të Stalinit dhe miratimin e Kryetarit të Partisë Komuniste Italiane, Palmiro Togliati! Golli Otoku, Sremska Mitrovica, Nishi, Idrizova etj., morën mijëra jetë kundërshtarësh politikë, pa folur për mijëra të vrarët në kufi! Enver Hoxha, që i lëpihej e i servilosej Marshallit Josif Broz Tito, deri në lutje, për ta parë atë në krye të Partisë Komuniste të Shqipërisë, apo dhe Federatës Ballkanike, nuk gjeti as edhe një sekondë kohë të vizitonte Kosovën, paçka se u hazdis duke gjezdisur gjithë Jugosllavinë dy herë rresht, në më shumë se dy javë! Ideja e Marrëveshjes së poshtër antishqiptare (gjithashtu mes “xhentellmenësh”), për “Shkëmbimin e të Arratisurve Politikë”, mendohet se ishte e Rankoviçit, por kjo pak rëndësi ka, se në të gjitha rastet, ata që paguanin me jetë, tortura e burg politik, ishin 100% shqiptarë! Ka një listë zyrtare, të pranuar nga vetë UDB-ja, për eliminimin në Perëndim të mbi 70 opozitarëve dhe disidentëve të regjimit, me miratimin e Titos e Rankoviçit, ku çuditërisht mungojnë shqiptarët, por edhe pas tyre, me Stane Dollanc (1925-1999) dhe Franjo Herljeviç 1915-1998).
Kështu po përmendim masakrën ku vranë në Untergrupenbah, Gjermani, më 17 janar 1982, vëllezërit kosovarë Jusuf e Bardhosh Gervalla dhe mikun e tyre, Kadri Zeka. Mendohet se atentatorë të kenë qenë famëkeqi i “Tigrave” paramilitarë, Zhelko Raznjatoviç-Arkan (vrarë në Hotel “Intercontinental”, bash aty, ku ishte martuar me gruan e dytë, këngëtaren “Ceca” (Svjetllana Veliçkoviç) në Beograd, në ora 17.05 të 15 janarit 2000, nga polici 23 vjeçar, Dobrosav Gavriç, që vrau edhe dy badigardët e tij, Milenko Mandiç dhe Dragan Gariç) dhe banditi tjetër, kryemafiozi i Frankfurtit, boksieri Lube Zemunac (Ljubomir Magash, 1948-1986, vrarë po në Frankfurt). Me Aleksandarin tjetër, Vuçiçin, nuk po zgjatem se kam shkruar e folur me dhjetëra herë! Ai ishte “Goebbelsi” i Vojisllav Shesheljit dhe sidomos Sllobodan Milosheviçit, që gënjeu gjithë botën dhe që çuditërisht edhe aktualisht, llastohet nga Europa, me shpresë, se do të dalë nga ombrella pansllaviste e Putinit?! Jo më larg se para pak ditësh, ai guxoi t’i quajë parlamentarët europianë, fundërrina. Madje, edhe më keq se aq?!… Dhe miku për kokë i tij, Kryeministri Rama, hesht, siç ka heshtur për muaj të tërë, bashkë me TV e gazetat që kontrollohen apo janë nën influencën e tij, për protestat e fuqishme popullore dhe studentore, që kërkojnë me ngulm dorëheqjen e tij! E nëse Rama i “harron” 13.000 të vrarët dhe 20.000 femrat e përdhunuara nga serbët e këtij “Aleksandari të dytë”, ne nuk do t’i harrojmë e falim kurrë!
*Historian-diplomat