Në Gjykatën Themelore ka vazhduar gjyqi, lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Në këtë seancë, dëshminë e tij e ka dhënë eksperti i neuropsikiatrisë, Bujar Betinca, i cili ka paraqitur rezultatet e ekspertizës psikiatrike për të pandehurin Granit Plava. Eksperti Betinca ka deklaruar se i ekzaminuari “gëzon shëndet të plotë mendor dhe veprimet e tij nuk kanë qenë të ndikuara nga ndonjë proces patologjik psikik”, raporton Insajderi.
Gjatë seancës, avokati mbrojtës i Granit Plavës, Skender Gojani, ka ngritur një pyetje të pazakontë në lidhje me ditën e ngjarjes. “Ka pirë kafe shumë dhe ka marrë energji ditën e ngjarjes. A mund të ndikojë? A mund të ketë ndikuar stimulusi i kafesë?”
Prokurorja e çështjes ka kërkuar që kjo pyetje të refuzohej, mirëpo gjykatësja ka lejuar parashtrimin e saj. Eksperti Betinca e dha një përgjigje. “Kafeja bën pjesë në grupin e psiko-stimuluesve dhe ka mundësi t’i ketë dhënë një energji shtesë, por nuk është diçka që mund të ndikojë në aspektin kognitiv në lidhje me ngjarjen”.