HomeKronikeAksident me vdekje, përplasen dy automjete në Durrës! Humb jetën në vendngjarje...

Aksident me vdekje, përplasen dy automjete në Durrës! Humb jetën në vendngjarje 26-vjeçari

spot_img

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së hënës (22 Shtator) në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, fshati Pjezë të Durrësit.

Raportohet se një mjet tip Volkswagen që drejtohej nga 19-vjeçari me iniciale F. R.,, banues në Shijak, është përplasur me automjetin tip Ford me drejtues 26-vjeçarin me iniciale G. K., banues në Sukth, Durrës.

Si pasojë e aksidentit, 26-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërsa  19-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, nën mbikëqyrjen e shërbimeve të Policisë, pasi do të vijohet me veprimet procedurale për aksidentin e ndodhur.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 23:55, në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, fshati Pjezë, automjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin F. R., 19 vjeç, banues në Shijak, është përplasur me automjetin tip Ford me drejtues shtetasin G. K., 26 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Si pasojë, shtetasi G. K. ka humbur jetën në vendngjarje

Ndërsa shtetasi F. R. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, nën mbikëqyrjen e shërbimeve të Policisë, pasi do të vijojnë veprimet procedurale për aksidentin e ndodhur.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular