HomeKultureFilmi “Familia” i Francesco Costabile, kandidati i Italisë për çmimet Oscar

Filmi “Familia” i Francesco Costabile, kandidati i Italisë për çmimet Oscar

spot_img

Filmi “Familia” i regjisorit Francesco Costabile është zgjedhur për të përfaqësuar Italinë në kategorinë e “Filmit më të Mirë Ndërkombëtar” në Çmimet e 98-ta të Akademisë. Vendimi u mor të martën nga komiteti i përzgjedhjes në ANICA, i cili vlerësoi filmin e Costabile si më të përshtatshmin mes 23 kandidatëve të tjerë.

Lajmi i dha fund spekulimeve, duke konfirmuar se “Familia” do të garojë për një vend në listën e shkurtër të 15 filmave, e cila do të shpallet më 16 dhjetor 2025. Më pas, nominimet zyrtare do të bëhen publike më 22 janar 2026. Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të mbahet në Los Anxhelos më 15 mars 2026.

I lumtur nga ky vendim, regjisori Costabile e quajti një “zgjedhje të guximme”, duke theksuar se filmi i tij trajton një çështje urgjente dhe universale si dhuna gjinore. “Kur më telefonuan, mendova se ishte një shaka,” tha ai. /rtsh.al/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular