Gazetari, Nicola Bavasso në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se transmetimi i emisionit kushtuar Arbëreshëve në Rai është mikpritur nga komuniteti Arbëresh.
Bavasso: Është një fakt historik transmetimi i episodit të parë të emisionin Arbëresh.
Është një fakt historik dhe shumë i mikëpritur nga komuniteti Arbëresh sepse kemi zbatuar një të drejtë që kishim si Arbëresh si italian jo si pakic italiane që rron këtu në Kalabri.
Shteti italian në shërbimin publik na dha hapësira, na dha zë.
Është një rezultat i mirë, një rezultat i çmuar për të gjithë komunitetin.
Sepse i jep nder komuniteti dhe i jep një të drejtë sa të kenë gojë dhe të kenë zë në shërbimin publik Rai.
Ne kemi pritur më shumë se 20 vjet deri sa të kishim këtë të drejtë.







