HomeEkonomiIndeksi i Deloitte 2025: Çmimet e banesave në Shqipëri rriten me 16.5%....

Indeksi i Deloitte 2025: Çmimet e banesave në Shqipëri rriten me 16.5%. Tirana dhe Vlora me +25% në vit, ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve në Europë

Advertismentspot_img

Deloitte publikoi së fundmi raportin “Indeksi i Pasurive të Paluajtshme 2025”.  Ky raport është një analizë e tregjeve europiane, që mbulon 28 vende dhe 75 qytete. Shqipëria, e përfshirë për herë të parë në këtë raport, renditet ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve në Europë për vitin 2024. Rezultatet tregojnë një treg në rritje të shpejtë, me çmime që po afrohen me mesataret rajonale, por që ngrejnë edhe shqetësime për përballueshmërinë dhe qasjen e qytetarëve në strehim.

Sipas raportit, çmimet e banesave në Shqipëri u rritën mesatarisht me 16.5% në 2024, duke arritur një mesatare prej 1,620 €/m². Tirana (+25%) dhe Vlora (+25%) patën rritje ndër më të lartat në Europë. Durrësi, me 1,330 €/m², mbetet ndër qytetet më të përballueshme.

Gjetjet Kryesore për Shqipërinë:

• Rritje e shpejtë: Shqipëria tejkaloi shumicën e vendeve europiane në rritjen e çmimeve.

• Turizmi si faktor: Projektet infrastrukturore dhe interesi ndërkombëtar kanë nxitur kërkesën në Vlorë.

• Qiratë në rritje: Vlora (+25%) dhe Durrësi (+22.5%) shënuan rritjet më të larta në Europë.

Raporti i Deloitte nënvizon se Shqipëria po fiton terren si destinacion i ri për investime në pasuri të paluajtshme:

• 18% e blerësve janë jo-rezidentë, kryesisht nga vende të BE-së, që e shohin Shqipërinë si treg në zhvillim me potencial fitimi.

• Projektet e mëdha infrastrukturore, si aeroporti i ri i Vlorës dhe përmirësimi i lidhjeve rrugore, po e shtojnë më tej interesin për zonat bregdetare.

• Çmimet konkurruese, të cilat janë ende më të ulëta se mesatarja europiane, e bëjnë tregun shqiptar tërheqës për investitorët që kërkojnë kombinimin e rritjes së shpejtë me kosto të ulët hyrjeje.

Konteksti Europian:

• Qytetet me rritjen më të fortë: Krakovi (+28.1%), Tirana dhe Vlora (+25%), Varshava (+21.8%).

• Qyteti më i shtrenjtë në Europë: Luksemburgu (11,074 €/m²).

• Kryeqyteti më i lirë: Ankaraja (905 €/m²).

• Përballueshmëria: Në Amsterdam dhe Athinë duhen mbi 15 paga vjetore për një apartament 70 m².

• Qiratë: Luksemburgu kryeson me 43.4 €/m² në muaj, e ndjekur nga Parisi me 32 €/m² në muaj. Ndërsa në Shqipëri, Tirana kryeson me një qira mesatare prej 7.7 €/m² në muaj, në nivele të krahasueshme me vendet e rajonit (Sofia prej 8.0 €/m² në muaj dhe Stambolli 7.1 €/m² në muaj), ndërsa Durrësi mbetet ndër qytetet më të përballueshme me një nivel qiraje prej 4.9 €/m² .

Raporti tregon se tregu shqiptar është dinamik por me sfida për përballueshmërinë. Çmimet po rriten më shpejt se të ardhurat, sidomos në Tiranë dhe në qytetet bregdetare. Nëse kërkesa vazhdon të tejkalojë ofertën, përballueshmëria do të mbetet problem.

Për më shumë informacion rreth gjetjeve shkarkoni raportin e plote këtu Property Index | Real Estate | Deloitte  ose kontaktoni me ekspertët tanë:

Denada Dosti                                                              Redian Hysi                            

Drejtoreshë, Departamenti i Konsulencës                  Zv. Drejtor,Departamenti i Konsulencës

[email protected]                                                [email protected]

Phone: +355696073361                                              Phone: +355697071893         

Departamenti i Marketingut

[email protected] 

Rreth raportit

Indeksi Deloitte i Pasurive të Paluajtshme 2025 analizon çmimet, qiratë, përballueshmërinë dhe prirjet e tregjeve rezidenciale në 28 vende dhe 75 qytete të Europës, Izraelit dhe Turqisë. Prej më shumë se 13 vitesh, është bërë një nga pasqyrat më të rëndësishme me ndikim dhe gjithëpërfshirëse të tregut europian të pasurive të paluajtshme. Ai ofron një panoramë të saktë mbi të gjithë rajonin, duke u shërbyer si burim i vlefshëm informacioni për profesionistët e pasurive të paluajtshme, institucionet dhe publikun e gjerë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular