HomeKultureQendra Kombëtare e Kinematografisë hap aplikimet për projektet filmike

Qendra Kombëtare e Kinematografisë hap aplikimet për projektet filmike

Advertismentspot_img

Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) shpalli të hapura aplikimet për projektet kinematografike të cilat synojnë të përfitojnë financim nga kjo qendër.

Sipas rregullave, mund të marrin pjesë projekte filmash artistikë të metrazhit të gjatë, projekte kur bëhet fjalë për veprën e parë të regjisorit, projekt për filma të metrazhit të shkurtër, dokumentarë, animacion e shumë të tjerë.

Tek QKK mund të aplikohet gjithashtu edhe për mbështetje për edukimin e kineastëve dhe studentëve në fushën e audiovizualit.

Paraqitja e dokumentacionit për aplikim, prej producentëve, duhet të realizohet, njëkohësisht, në dy mënyra: të dërgohet në adresën elektronike si edhe dokumentacioni origjinal, të dorëzohet pranë zyrës së protokollit pranë QKK-së. Producentët, që mund të aplikojnë, duhet të jenë të regjistruar pranë QKK për vitin 2025, përpara aplikimit.

Afati i aplikimeve përfundon më datë 23 tetor 2025, ora 12:00. /j.p/

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular