Sot paradite, kreu i PD-së Sali Berisha ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako nga qelitë e paraburgimit.
Në imazh, Dako shfaqet i shtrirë në shtrat, si në një dhomë hoteli sesa një qeli burgu. Një shtrat i rehatshëm dhe celulari në dorë që duket se nuk i ndahet. Pranë tij është një person tjetër, edhe ai i dënuar që sipas Berishës quhet Ron Shqopa, që sipas Berishës është drogaxhi.
“Përshëndetje Dr, Vangjush Dako së bashku me drogaxhiun Ron Shqopa në qeli dhe me celular në dorë!”- shkroi Berisha në postim.

Pamja tregon gjendje skandaloze të sigurisë në burgjet e Shqipërisë, por edhe trajtimin si pashallarë të njerëzve të pushtetit.
Por nëse gjithçka është e qartë në këtë foto, e habitshme është pse, pas disa orësh, ajo është fshirë nga Facebook-u i Berishës dhe rrjedhimisht edhe te mediat që e kishin vënë me link.
PD nuk ka bërë deklaratë zyrtare për këtë rast flagrant, por me siguri do të ketë qenë një arsye shumë e madhe, që e ka detyruar Doktorin e madh të PD-së, që me dorën e vet, ose të një ndihmësi, të fshijë një postim për mikun e pushtetit dhe armikun më të madh të opozitë, siç e ka cilësuar Berisha Dakon dikur.
Në një reagim informal për TPZ, një burim nga PD, u shpreh se foto ishte ngarkuar nga një nëpunës i selisë që nuk kishte hetuar vërtetësinë e saj, pas sqaruar se çfarë ka të pavërtetë në këto imazhe.







