HomeKronikeDhunimi dhe vrasja e 51-vjeçarit, shoqërohen në polici 10 persona, mes tyre...

Dhunimi dhe vrasja e 51-vjeçarit, shoqërohen në polici 10 persona, mes tyre autori i dyshuar i krimit

spot_img

Policia ka shoqëruar mbi 10 persona lidhur me ngjarjen e rëndë në lagjen nr.2 të qytetit të Durrësit, mbrëmjen e së mërkurës (24 Shkurt), ku Valbon alias Marko Beqiraj u masakrua me thikë.

Mes të shoqëruarve dyshohet se është edhe autori i vrasjes, i cili sipas burimeve nuk është familjar i viktimës.

Dyshohet se krimi nuk është kryer për motive familjare, ndërsa mes autorit dhe 51-vjeçarit ka pasur një përleshje para se të ndodhte krimi.

Viktima raportohet se është gjetur nga nipi i tij, pasi nuk iu përgjigjej telefonatave.

“Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 12, Durrës.

Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në banesë, është gjetur pa shenja jete shtetasi V. B., alias M. B., rreth 51 vjeç.

Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore e kryer nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës (thikë), si pasojë e të cilave dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular