HomeKultureZbulohen gjurmë të vendbanimit antik në Antigone. Ekspedita shqiptaro-italiane zbulon histori të...

Zbulohen gjurmë të vendbanimit antik në Antigone. Ekspedita shqiptaro-italiane zbulon histori të fshehura 

spot_img

Zbulohet në Antigone të Gjirokastrës faza më e hershme e një vendbanimi antik. Ky është rezultati i kërkimeve të arkeologëve shqiptarë dhe italianë, ndërsa pjesë e ekspeditës janë bërë edhe studentë të rinj. Puna kërkimore ka qenë intensive edhe në këto ditë të shtatorit.

“Jo thjesht për të gjetur dëshmi, le të themi, përdorimit të saj historik, por mbi të gjitha edhe për të identifikuar edhe ndoshta monumentet që i përkasin fazës më të hershme që ne njohim deri më sot për Antigonen.”

Puna e arkeologëve është fokusuar në qendrën e sitit.

“Kemi kryer gërmime në zonën e Agorës, ku kemi zbuluar struktura, të cilat mund të jenë më të hershme.”

Gërmimet e këtij projekti kanë nisur që në vitin 2021, ndërsa në proceset në vijim pritet të përcaktohet edhe periudha kohore që i përket vendbanimi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular