HomeKronikeAksidenti ku humbi jetën punonjësi i pastrimit, arrestohen dy shoferët e automjeteve

Aksidenti ku humbi jetën punonjësi i pastrimit, arrestohen dy shoferët e automjeteve

spot_img

Policia ka arrestuar dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksidentin në fshatin Përpari i Peqinit, ku humbi jetën punonjësi i pastrimit.

Burime zyrtare bënë me dije se Baftjar Debrova, drejtuesi i furgonit që u përplas me mjetin e pastrimit dhe Përparim Bufi, drejtuesi i mjetit të pastrimit u arrestuan në kuadër të hetimeve për të përcaktuar përgjegjësitë konkrete në këtë ngjarje tragjike.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë vonë kur një furgon u përplas me një automjet pastrimi të mbeturinave në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan në fshatin Përparim.

Përplasja ka qenë e fortë dhe fatkeqësisht ka rezultuar fatale për Kadri Dedej (i njohur edhe me emrin Bedri Defej), punonjës i pastrimit, i cili ndodhej pranë mjetit të punës në momentin e aksidentit. Ai ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e goditjes së rëndë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular