Gjesti ka reaguar për herë të parë pasi vëllai i tij, Eldion Kelmendi, ndërroi jetë në një aksident tragjik, ditën e djeshme në Pejë.
Në një postim në Instagramin e këngëtarit, ekipi i tij, shkruan se varrimi do të mbahet ditën e sotme në orën 17:00 në varrezat e fshatit Pavlan.
“Me zemër të thyer ju njoftojmë se sot, më 27 Shtator, në ora 17:00, do të mbahet ceremonia e varrimit të Eldion Kelmendit, në varrezat e fshatit Pavlan, Pejë. Jemi pranë familjes në këtë moment të rëndë dhe ju ftojmë ta kujtojmë me respekt e lutje. (Ky njoftim është bërë nga ekipi i Gjestit.)”, shkruhet në postim.

Reperi Gjesti humbi ditën e djeshme në një aksident të rëndë vëllain e tij, në fshatin Qungur të Pejës.
Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një makinë u përplas me një motor me katër rrota, duke lënë të vdekur vëllain e tij, ndërsa një tjetër mbeti i lënduar rëndë.

I tronditur nga lajmi i rëndë, Gjesti shkoi ditën e djeshme (26 Shtator) shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, ku emocionet e forta kanë shpërthyer në mënyrën më të dhimbshme.
Pamjet e shpërndara nga vendi i ngjarjes kanë tronditur publikun, ku shihej Gjesti i ulur në tokë, i shokuar dhe i mbytur në lot, duke thirrur me dënesë: “O vëllai jem bre”.
Ndërkohë, njerëzit përreth përpiqeshin ta qetësonin dhe ta ndihmonin të ngrihej në këmbë.
Në rrjete sociale, ndjekësit dhe figura publike kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre, duke i qëndruar pranë në këtë moment tragjik ku Gjesti përjetoi dhimbjen më të madhe të jetës.