HomeOP EDPse Raporti i DASH fundos Ramën/nga Bujar Leskaj

Pse Raporti i DASH fundos Ramën/nga Bujar Leskaj

spot_img

nga Bujar Leskaj
𝙌𝙚𝙫𝙚𝙧𝙞𝙨𝙟𝙚 𝙢𝙚 𝙠𝙤𝙧𝙧𝙪𝙥𝙨𝙞𝙤𝙣 𝙩𝙚 𝙥𝙚𝙧𝙝𝙖𝙥𝙪𝙧 𝙣𝙚 𝙖𝙙𝙢𝙞𝙣𝙞𝙨𝙩𝙧𝙖𝙩𝙚𝙣 𝙥𝙪𝙗𝙡𝙞𝙠𝙚 𝙙𝙝𝙚 𝙨𝙞𝙨𝙩𝙚𝙢𝙚𝙩 𝙧𝙧𝙚𝙜𝙪𝙡𝙡𝙖𝙩𝙤𝙧𝙚

Dje Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin e vitit 2025 për klimën e investimeve në Shqipëri(www.state.gov//2025/09/638719_2025-Albania-Investment-Climate-Statement.pdf) .

Raporti i vitit 2025 i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) mbi klimën e investimeve në Shqipëri ofron një analizë të detajuar mbi mjedisin ekonomik, kuptueshmërinë ligjore dhe sfidat që hasin investitorët e huaj. Ashtu si në vitet e kaluara, raporti evidenton se korrupsioni dhe pastrimi i parave mbeten ndër pengesat kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të investimeve dhe sigurimin e konkurrencës së drejtë në treg.

Menjëherë në faqen e dytë të tij (fragmenti i parë), Raporti i DASH thekson se “…zhvillimi ekonomik i Shqipërisë mbetet i ndjeshëm ndaj (i) korrupsionit të përhapur, (ii) krimit të organizuar, (iii) konkurrencës së shtrembëruar, (iv) mungesës së fuqisë punëtore për shkak të emigrimit, (v) produktivitetit të ulët dhe (vi) një sektori të madh informal”. Investitorët e huaj raportojnë se sfidat kryesore mbeten zbatimi i ligjit, transparenca e ulët dhe burokracia, të cilat shpesh shoqërohen me kërkesa korruptive.

1. Korrupsioni në Shqipëri: pengesë sistemike zhvillimi

Sipas DASH, korrupsioni mbetet i përhapur në nivele të ndryshme të administratës publike dhe sistemeve rregullatore. Investitorët e huaj shprehin shqetësime për tenderat publikë jo transparentë, ku fituesit shpesh lidhen me interesa politike.

Raporti cilëson se tenderat publikë në Shqipëri vazhdojnë të mbeten një nga pikat më të ndjeshme për investitorët e huaj. Sipas tij, fituesit e tenderave shpesh kanë lidhje politike, duke ulur besimin e biznesit ndërkombëtar në një konkurrencë të ndershme.

DASH shpjegon se, megjithëse ligji shqiptar për prokurimet publike është përmirësuar dhe digjitalizimi i procedurave ka reduktuar disa hapësira për abuzim, praktikat problematike vijojnë të mbeten. “Investitorët e huaj raportojnë raste ku kriteret e tenderëve përshtaten për kompani të caktuara, afatet janë të kufizuara dhe ankesat trajtohen ngadalë ose nuk çojnë në ndryshime reale,” thuhet në dokument.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga DASH është mungesa e monitorimit efektiv, pas shpalljes së fituesit në tendër. Në shumë raste, projektet shtyhen ose ndryshohen rrënjësisht pasi kontrata është dhënë, duke rritur dyshimet për mungesë transparence dhe favorizime.

Raportet për korrupsion në prokurimin qeveritar janë të zakonshme, me investitorët që raportojnë shpesh raste të korrupsionit qeveritar, që vonojnë dhe pengojnë investimet në Shqipëri. Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik-privat (PPP) ka zvogëluar mundësitë për konkurrencë, përfshirë edhe nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.

Analiza e dobët dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje tregtare të diskutueshme me subjekte publike dhe private, përfshirë disa që kanë shkuar në arbitrazh ndërkombëtar.

2. Gjyqësori, tatimet dhe doganat: çerdhe ndikimi politik dhe korrupsioni

DASH ngre shqetësimin se vendimmarrja gjyqësore në vend mbetet e paqëndrueshme dhe shpesh e ndikuar nga lidhje politike. Ky fenomen, sipas raportit, po dëmton klimën e biznesit dhe po dekurajon investitorët e huaj.

“Procedurat gjyqësore shpesh zgjasin përtej afateve të arsyeshme, duke krijuar pasiguri për investitorët dhe duke rritur kostot e tyre” thuhet në raport. DASH thekson se vonesat në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve komerciale dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore e bëjnë mjedisin e biznesit më pak të parashikueshëm.

Raporti evidenton gjithashtu raste ku gjykimet kanë ndryshuar nga një shkallë gjyqësore te tjetra pa arsye të qarta ligjore, si dhe shqetësime për ndërhyrje politike në çështje të ndjeshme që përfshijnë kompani private ose interesa të mëdha ekonomike.

Raporti nënvizon se komuniteti i biznesit vendas dhe i huaj në Shqipëri, shprehet se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg. Investitorët raportojnë se mund të jenë objektiva të zhvatjes nga administrata publike, media dhe grupet kriminale.

Sipas DASH, praktikat e ryshfetit në inspektimet fiskale dhe në pikat doganore vazhdojnë të jenë një nga pengesat kryesore për një klimë të shëndetshme biznesi në Shqipëri. Raporti e përshkruan korrupsionin në këta sektorë si një fenomen ende të përhapur.

Sipas raportit, një pjesë e bizneseve dhe investitorëve të huaj raportojnë kërkesa të tërthorta për pagesa jozyrtare gjatë proceseve të kontrollit fiskal ose gjatë procedurave doganore. Këto pagesa, shpesh të cilësuara si “shërbime të shpejta”, përdoren për të përshpejtuar zhdoganimin e mallrave, për të shmangur gjoba, ose për të mbyllur kontrolle të hapura tatimore.

“Prania e ryshfetit në këto sektorë jo vetëm që shtrembëron konkurrencën e ndershme, por dëmton dhe besimin e investitorëve të huaj tek institucionet shqiptare,” thuhet në raportin e DASH. Dokumenti vëren se rreziqet për korrupsion mbeten të larta në praktikat e përditshme në këta sektorë të administratës publike.

3. Qeverisje në simbiozë me pastrimin e parave dhe ekonominë e gjerë informale

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), në raportin e tij për klimën e investimeve për vitin 2025, ka identifikuar sektorin e ndërtimit dhe transaksionet me para në dorë si dy kanalet kryesore ku kryhet pastrimi i parave në Shqipëri.

Raporti thekson se ndërtimi ka njohur rritje të shpejtë gjatë viteve të fundit, shpesh pa një lidhje të qartë me kërkesën reale të tregut ose me burimet e deklaruara të financimit. “Rritja e shpejtë e sektorit të ndërtimit dhe përdorimi i lartë i pagesave cash e bëjnë këtë sektor veçanërisht të ekspozuar ndaj aktiviteteve të pastrimit të parave” thuhet në raport.

Sipas DASH, përdorimi i gjerë i parave fizike në transaksione të mëdha, përfshirë blerjet e pasurive të paluajtshme, krijon mundësi për transferim të fondeve të paligjshme në ekonomi, fonde pa gjurmë të qarta. “Transparenca e pronësisë dhe e burimeve të financimit mbetet e kufizuar, ndërsa kapacitetet e autoriteteve për të hetuar raste komplekse financiare janë ende të pamjaftueshme,” vijon raporti.

Sipas Raportit, ekspertët e tregut e shohin këtë situatë si një këmbanë alarmi dhe paralajmërim serioz. “Ndërtimi po kthehet në një kanal të preferuar për kapitalet e dyshimta, çka shtrembëron konkurrencën dhe rrezikon stabilitetin ekonomik,” thotë për Raportin një analist financiar.

DASH thekson se një pjesë e konsiderueshme e aktiviteteve ekonomike kryhen jashtë regjistrimeve zyrtare, duke përfshirë punësimin pa kontratë, transaksionet pa fatura dhe pagesat cash në përmasa të mëdha. “Kjo ul bazën tatimore, krijon konkurrencë të pandershme dhe kufizon aftësinë e shtetit për të ofruar shërbime publike cilësore” thekson Raporti.

Një element shqetësues që nënvizon raporti është lidhja mes ekonomisë informale dhe pastrimit të parave. Transaksionet e paregjistruara, veçanërisht në sektorët e ndërtimit dhe tregtisë, krijojnë hapësira për futjen e kapitaleve të dyshimta në qarkullim.

xxx

Për ne, Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit i vitit 2025, për klimën e investimeve në Shqipëri është një thirrje e thekshme për veprim. Nëse nuk merren masa konkrete, ekonomia jonë rrezikon të kthehet gjithnjë e më e varur nga kapitalet e pista dhe të humbasë besimin e lëkundur ndjeshëm sot, të investitorëve seriozë dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Raporti i DASH rekomandon forcimin e mbikëqyrjes financiare, rritjen e transparencës së pronarëve përfundimtarë të kompanive ndërtuese dhe kufizimin e përdorimit të parasë cash në transaksione mbi një prag të caktuar. Ai sugjeron gjithashtu bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve ligjzbatuese, bankave dhe agjencive ndërkombëtare, për të identifikuar dhe bllokuar flukset e parave të dyshimta. Raporti rekomandon edhe një sërë masash urgjente për luftë efektive ndaj korrupsionit sistemik.

Nëse rekomandimet zbatohen, Shqipëria mund të bëhet më konkurruese në rajon dhe të tërheqë kapital të qëndrueshëm. Në të kundërt, vazhdimësia e korrupsionit dhe dobësitë në luftën kundër pastrimit të parave mund të rrisin rrezikun e reputacionit për vendin dhe të dekurajojnë investime të reja strategjike.

Mirëpo, me sektin Rama në pushtet, të gjitha këto rekomandime serioze dhe profesionale shvlerësohen dhe përfundojnë në koshin e harresës dhe indiferencës, sikurse kanë 12 vite rrjesht që po hidhen. Rama nuk do dhe nuk mund të luftojë konkretisht korrupsionin dhe pastrimin e parave të pista, pasi është promovues dhe shërbëtor i bindur i tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular