HomePolitikeDOKUMENTI/Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, depoziton në Kuvend projektligjin që ndalon koncesionet...

DOKUMENTI/Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, depoziton në Kuvend projektligjin që ndalon koncesionet dhe PPP-të në fushën e Trashëgimisë Kulturore

spot_img

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, njëherazi Kryetare e Komisionit të Kulturës, ka depozituar të hënën në Kuvend një projektligj që synon ndalimin e koncesioneve dhe Partneriteteve Publike-Private (PPP) në fushën e Trashëgimisë Kulturore.

Njoftimi i saj vjen pikërisht në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, duke e bërë iniciativën parlamentare edhe simbolike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zhupa argumenton se trashëgimia kulturore nuk duhet të trajtohet si mall tregtar.

“Trashëgimia jonë kulturore nuk është mall tregtar. Ajo është pjesë e identitetit tonë kombëtar, e historisë dhe shpirtit të këtij vendi, dhe si e tillë, nuk mund të privatizohet në emër të koncesionarëve për interesa ekonomike,” shkruan deputetja.

Projektligji synon të ndryshojë Ligjin nr. 27/2018, i cili sipas Zhupës, është hartuar në mospërputhje me Konventën e UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore. Ajo thekson se edhe vetë relacioni shoqërues i Këshillit të Ministrave, kur ligji u miratua, e pranonte këtë devijim.

Mbyllja e të gjitha hapësirave për privatët

Ndryshimet e propozuara fokusohen në riformulimin e neneve 171–173 të ligjit, të cilat aktualisht lejojnë dhënien në administrim të trashëgimisë te privatët përmes formulave si PPP-të dhe koncesionet.

Ndryshimet do të parashikojnë vetëm mundësinë e dhurimeve ose donacioneve, duke ruajtur pronësinë dhe administrimin me dominancë shtetërore mbi objektet e trashëgimisë.

Zhupa përfundoi mesazhin e saj duke u zotuar: “Mbetem e vendosur të bëj gjithçka që kjo trashëgimi të mbrohet, të lartësohet dhe t’u përcillet brezave të ardhshëm ashtu siç e meriton: e paprekur, dinjitoze dhe frymëzuese.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular