HomeAktualitetDallimi mes faturës së fiskalizuar dhe asaj të pafiskalizuar, Tatimet mesazh për...

Dallimi mes faturës së fiskalizuar dhe asaj të pafiskalizuar, Tatimet mesazh për biznesin dhe qytetarët

spot_img

Administrata Tatimore, përmes një videoje edukuese, orienton qytetarët dhe tatimpaguesit për dallimin midis faturës së fiskalizuar dhe asaj të pafiskalizuar.

Në zbatim të ligjit nr. 87/2019, “Për faturimin dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, janë të detyruar të lëshojnë fatura të fiskalizuara për çdo shitje mallrash apo ofrim shërbimi, ndërsa qytetarët duhet të kërkojnë dhe të pajisen me faturë tatimore për çdo blerje apo shërbim të kryer.

Sipas ilustrimit, dallimi midis një fature të fiskalizuar dhe një fature jofiskale qendron te elementet që i bëjnë ato të identifikueshme. Më konkretisht, fatura e fiskalizuar përmban elementet e mëposhtëm:

Numri Identifikues i veçantë i Faturës (NIVF) – një kod unik për çdo faturë të fiskalizuar, që lidh faturën me subjektin lëshues; Numri i Sigurisë së Lëshuesit të Faturës (NSLF) – siguron identifikimin e saktë të lëshuesit’ Kodi QR (QR Code), i cili mund të skanohet dhe verifikohet në kohë reale përmes sistemit të Administratës Tatimore.

Këto fatura regjistrohen automatikisht në sistemin e Administratës Tatimore në momentin e lëshimit.

Ndërkohë, fatura jofiskale nuk përmban asnjë nga elementët e mësipërm dhe nuk garanton që transaksioni është i regjistruar, duke krijuar mundësi për shmangie tatimore.

Tatimet tërheqin vëmendjen se, edhe nëse një faturë jofiskale ngjan vizualisht me një të fiskalizuar, verifikimi i saj është i mundur përmes skanimit të kodit QR. Nëse ky kod mungon ose nuk funksionon, fatura nuk është e fiskalizuar.

Marrja e faturës është e drejtë dhe detyrim ligjor dhe një mënyrë për të siguruar që të gjitha transaksionet ekonomike të jenë transparente dhe të deklaruara. Mosmarrja e saj favorizon informalitetin dhe shmangien e detyrimeve tatimore, çka dëmton klimën e biznesit, ekonominë dhe interesin publik, thuhet në njoftim.

Për të luftuar informalitetin dhe me qëllim formalizimin e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, Tatimet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe bizneseve të zbatojnë ligjin për lëshimin dhe pajisjen me faturë të fiskalizuar, si dhe të denoncojnë rastet abuzive në kanalet zyrtare të Administratës Tatimore.

https://www.facebook.com/watch/?v=2244323692741247

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular