HomePolitikeKonferenca e Kryetarëve, opozita: Thërrisni Këshillin e Legjislacionit për shkarkimin e Peleshit,...

Konferenca e Kryetarëve, opozita: Thërrisni Këshillin e Legjislacionit për shkarkimin e Peleshit, po shkelni rregulloren

spot_img

Konferenca e Kryetarëve e mbajtur këtë të hënë (29 shtator) ka nisur me kërkesën e demokratëve për mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit për shkarkimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi.

Kreu i grupit demokrat, Gazment Bardhi, deklaroi se thirrja e Këshillit është detyrim të cilin mazhoranca do duhet ta zbatojë.

Po ashtu, Bardhi parashtroi edhe dy kërkesa të tjera në Konferencën e Kryetarëve, që lidhen me ripërsëritjen e seancës plenare të 12 shtatorit, ku shumica votoi Rregulloren e re të Kuvendit dhe programin qeverisës “Shqipëria 2030″.

“Ju sjell në vëmendje se keni detyrim të thërrisni Këshillin e Legjislacionit për kërkesën e PD-së për shkarkimin e kryetarit te Kuvendit. Thirrja e Këshillit është detyrim që ju duhet ta respektoni. Kemi sjellë edhe një kërkesë për ripërsëritjen e seancës së 12 shtatorit. Kalimi pa debat, kemi arsyetuar se është ne shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores. Ju duhet ta përfshini atë kërkesë.

Ne kemi dorëzuar një kërkesë për Mocion me Debat mbi programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme. Në bazë të rregullores do duhej që ky mocion me debat të ishte përfshirë në këtë mbledhje të Konferencës së Kryetarëve. Sot skadon dita e 3-të e fatit siç e parashikon rregullorja. Dhe deri tani ne nuk kemi njoftim për mbledhje tjetër”, deklaroi Bardhi, ndërsa e konsideroi në shkelje të rregullores parashikimin që çështje të ndryshme apo raporte të institucioneve kushtetuese të kalojnë në dy komisione.

“Nuk ka kuptim, fjala vjen, që Prokurori i Përgjithshëm të raportojë në dy komisione e pastaj edhe në Kuvend. I bie të ketë dubël-raport për të njëjtën çështje apo për një institucion. Ju keni bërë ndryshime në disa nene të rregullores, por keni harruar nenin që e rregullon këtë çështje”, tha ai.

Në të njëjtën linjë ka vijuar edhe deputetja Jorida Tabaku, teksa akuzoi mazhorancën se po shkel Rregulloren e miratuar nga vetë ajo. /rtsh.al/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular