HomeSocialeSkandal me tekstet shkollore? Kumbaro "pastron" Ministrinë e Arsimit, ja kush u...

Skandal me tekstet shkollore? Kumbaro “pastron” Ministrinë e Arsimit, ja kush u shkarkua dhe kush shpëtoi

Advertismentspot_img

Ministrja e re e Arsimit, Mirela Kumbaro është takuar këtë të martë me drejtorët e shkollave të qarkut të Tiranës.
Mësohet se takimi u mbajt në orën 12:30.

Në mbledhje me ta, ministrja prezantoi edhe drejtoreshën e komanduar të arsimit parauniversitar, mësuesen e anglishtes që ishte zv.drejtore e Akap, Irida Shulku, e cila merr postin pas largimit të Rezarta Allës prej konfliktit të interesit me tekstet shkollore.

Por në krah të Kumbaros, paradoksalisht qëndron zv.ministrja Orjana Osmani e cila ka firmosur për vetë emrin e saj si autore në tekstin e letërsisë së klasës të 11 të një prej shtëpive botuese, duke shkelur ligjin e parandalimit të konfliktit të interesit.

Në foton e siguruar nga Top Channel, është edhe kryetarja e drejtorisë rajonale arsimore të qarkut të Tiranës si dhe drejtoresha e shkollës Servete Maçi, ku u zhvillua takimi.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular