Personi në foto është shtetasi Arlind Demushi, 38 vjeç i cili akuzohet se ka vrarë me thikë pas një konflikti, shokun e tij, Hajdar Ismailgeci, 40 vjeç.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Babrru pas një konfliki të çastit mes autorit dhe viktimës.
Mësohet se pas krimit, Demushi u largua me një taksi në Durrës, në shtëpisë e së motrës së tij ku edhe u bë i mundur arrestimi i tij nga uniformat blu.
Në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë kryerjes së krimit.
“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e shkakut të vdekjes së shtetasit H. I., 40 vjeç, i cili u gjet mbrëmjen e djeshme, në rrugë, pa shenja jete dhe me plagë të shkaktuara me mjet prerës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimi i autorit të dyshuar.
Pas identifikimit, u bë lokalizimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. D., 38 vjeç, i cili u kap në Durrës dhe u vu në pranga, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DPPSh.
Nga hetimet dyshohet se 38-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, 40-vjeçarin, i cili për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia e Tiranës.
Ndaj 38-vjeçarit rëndojnë veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.- njofton policia.
