HomeKronikeEMRI/Ekzekutohet shqiptari në Kolumbi, plagoset dhe një e moshuar që ndodhej me...

EMRI/Ekzekutohet shqiptari në Kolumbi, plagoset dhe një e moshuar që ndodhej me të, arrestohet autori

Advertismentspot_img

Një 44-vjeçar me origjinë shqiptare është ekzekutuar në Kolumbi, nga një shtetas venezulian.

Mediet e huaja raportojnë se viktima është identifikuar si Artur Tushi, ndërsa autori ka rënë në prangat e policisë, pak pasi kreu krimin. 

Po sipas tyre, citohet se autori i është afruar 44-vjeçarit Artur Tushi me motoçikletë dhe pasi kanë shkëmbyer fjalë e ka qëlluar për vdekje.

“Dyshohet se kërkuan vetëm emrin e personit dhe, kur e konfirmuan, kryen aktin”, tha një dëshmitar.

Një grua 77-vjeçare gjithashtu u plagos nga të shtënat dhe u dërgua në spital. Pamjet e kamerave të sigurisë çuan policinë drejt autorit të dyshuar, një shtetas venezuelian, i cili u kap në lagjen Mirador të komunës së Bellos.

Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh, ndërsa hetimet ende vazhdojnë. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular