HomeEkonomiNga 15 korriku njoftimet për borxhet tatimore po dërgohen vetëm online në...

Nga 15 korriku njoftimet për borxhet tatimore po dërgohen vetëm online në e-Filing

Advertismentspot_img

Pas përfundimit të afatit ligjor të procedurave për mbledhjen me forcë të borxhit tatimor bizneset debitore tashmë do njoftohen për detyrimet e papaguara online, nëpërmjet sistemit e-Filing.

Administrata tatimore njoftoi se prej 15 korrikut tatimpaguesit po njoftohen elektronikisht nëpërmjet sistemit e-Filing për pagesën e detyrimeve tatimore. Dokumentet që kanë nisur të gjenerohen elektronikisht përmbajnë vulë elektronike dhe vlerë të plotë ligjore dhe nuk do të dërgohen më fizikisht me postë.

Pra njoftimi zyrtar për detyrimet e papaguara nuk do të bëhet nëpërmjet shkresave të dërguara fizikisht, por automatikisht në sistemin ku tatimpaguesit menaxhojnë detyrimet e tyre.

“Nga data 15 korrik, njoftimi dhe kërkesa për pagesën e detyrimeve tatimore do të gjenerohen drejtpërdrejt në e-Filing, me vulë elektronike me vlerë të plotë ligjore.

Dokumenti përmban vulë elektronike të drejtorisë së borxhit sipas rajonit përkatës, me vlerë të plotë ligjore. Si rrjedhojë nuk dërgohet më fizikisht me postë.

Pas përmbushjes së afateve ligjore për mbledhjen me forcë të detyrimeve për çdo detyrim të lindur nga vetëdeklarimi ose nga aktet e vlerësimit apo kontrollit të administratës tatimore, ky dokument gjenerohet në sesion “eFiling im”, nënsesioni “dokumentet e mia”, në llogarinë e-Filing të tatimpaguesit”.

Sipas administratës tatimore ky zhvillim përveçse do të rrisë ndjeshëm transparencën dhe efikasitetin në komunikimet me bizneset, do të ndihmojë të informohen në kohë reale për detyrimet dhe do të kërkojë reagimin e tyre pa vonesa, në shlyerjen e detyrimeve tatimore.

Për të parandaluar aplikimin e masave ndëshkuese administrata tatimore vijon përmirësimin e shërbimeve elektronike në funksion të një administrimi më efikas.

Procedura vlerësohet pozitive edhe nga ekspertët fiskale, pasi garanton procedura më të shpejta dhe efikase për ardhjen e njoftimit zyrtar, edhe për rastet e apelimit në gjykatë të çështjeve nga bizneset.

Marrë nga Monitor

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular