HomeEkonomiÇmimi i energjisë, kreu i ERE, Ahmeti: Nuk përjashtohet mundësia e uljes...

Çmimi i energjisë, kreu i ERE, Ahmeti: Nuk përjashtohet mundësia e uljes së tarifave, por varet nga performanca e OSHE-së

Advertismentspot_img

Entit Rregullator i Energjisë nuk e përjashton mundësinë e rishikimit të çmimit të energjisë elektrike. Sipas kreut të këtij enti, Petrit Ahmeti, kjo do të varet nga performanca e OSHE-së.

Gjatë raportimit në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, z. Ahmeti theksoi se për vitin 2024 numri i ankesave për faturimin është ulur, teksa opozita ka kritikuar mungesën e transparencës së këtij institucioni dhe mosplotësimin e rekomandimeve të Kuvendit.

Kjo nuk përjashton në asnjë lloj mundësie që edhe në vazhdimësi, në funksion të performancës që ka kompania në plotësimin e gjithë kushteve të saj financiare, ekonomike dhe teknike, të rishikohet ky çmim. 21.490 ankesa, me një rënie të vlerësuar prej 8.449 ankesa krahasuar me vitin 2023,” deklaroi kryetari i ERE-s.

“Nga 12 rekomandime, vetëm 7 janë përmbushur plotësisht. Çështjet më problematike, që mbeten të hapura, mbeten siguria kibernetike…” shtoi deputeti i PD-së, Blendi Himçi.

Gjithashtu deputetët e opozitës ngritën shqetësimin e ndërprerjeve të energjisë elektrike në qarkun e Lezhës.

Vetëm ditën e djeshme më kanë ardhur njerëz dhe më kanë thënë pesëmbëdhjetë herë që dje janë ndërprerë dritat në qarkun e Lezhës. Kjo, jua them me bindje, z. Ahmetaj, është në çdo ditë të vitit. Verë, dimër, vjeshtë… dhe çdo ditë,” tregoi deputeti demokrat Gjin Gjoni.

Ka problematika, siç ka edhe në shumë zona periferike të Shqipërisë, që lidhet me nivelet e tensionit. Ne nuk kemi më probleme kaq intensive të ndërprerjes së energjisë elektrike me përjashtim të defekteve që ndodhin,” u përgjigj z. Ahmeti.

Gjithsesi, në komision u shqyrtuan propozimet e Kuvendit, duke nisur që nga miratimi i çmimit të energjisë për vetëprodhuesit te kontributi për hartimin e një strategjie afatmesme për eficiencën e energjisë dhe mbrojtja e konsumatorëve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular