HomeSportVIDEO/ Policët serbë nxjerrin mburojat për të mbrojtur kuqezinjtë, kaos në fund...

VIDEO/ Policët serbë nxjerrin mburojat për të mbrojtur kuqezinjtë, kaos në fund të duelit me Serbinë

Advertismentspot_img

Kombëtarja shqiptare e futbollit festoi sot në Leskovac një rezultat historik përballë Serbisë, duke marrë një fitore që e shtyn drejt play-off të Botërorit 2026. Një fitore e cila nuk është përjetuar shumë mirë nga tifozët vendas.

Pas vërshëllimës përfundimtare, kishte kërcënime e fyerje edhe nga tribuna VIP e stadiumit ku ishin vendosur autoritetet serbe dhe vendasit iu frikësuan ndonjë incidenti apo hedhjes së objekteve ndaj futbollistëve të Kombëtares shqiptare që po largoheshin drejt dhomave të zhveshjes.

Për këtë arsye, policia serbe hapi mburojat dhe u rreshtua para lojtarëve që po dilnin nga fusha, për t’i mbrojtur ata nga sendet që mund të fluturonin nga lart, në disa momente kaosi. Krejtësisht ndryshe nga fusha e lojës ku nuk mungonin as përshëndetjet mes stafit të Serbisë me futbollistët shqiptarë duke i përgëzuar në fund të takimit për fitoren.

SHIH VIDEON

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular