HomeKultureNis puna për Strategjinë Kombëtare të Kulturës 2026-2030

Nis puna për Strategjinë Kombëtare të Kulturës 2026-2030

Advertismentspot_img

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, njoftoi këtë të premte, 10 tetor, nisjen e punës për Strategjinë Kombëtare të Kulturës 2026-2030.

“Sot shënojmë fillimin e një rrugë të re për politikën kulturore të vendit, nisjen zyrtare të punës për Strategjinë Kombëtare të Kulturës 2026-2030, një proces gjithëpërfshirës që do të ndërtojë vizionin e përbashkët për kulturën shqiptare të së ardhmes, bazuar në trasenë e fortë që kemi nisur të ndërtojmë në MEKI, sot në MTKS. Kultura është fuqi krijuese, ekonomike dhe diplomatike, që lartëson identitetin tonë dhe e pozicionon Shqipërinë si qendër të krijimtarisë në rajon”, tha Gonxhja.

Në bashkëpunim me Agjencinë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS) dhe Fondacionin “Santagata”, strategjia e re synon: të fuqizojë institucionet kulturore; të mbështesë artistët dhe skenën e pavarur; të investojë në infrastrukturën kulturore dhe trashëgiminë kombëtare; të krijojë kushte dinjitoze për artin si profesion e burim të qëndrueshëm jetese.

“Nga muzetë e rinj te qendrat krijuese, nga reformat për artin te programet kombëtare të granteve, kjo është një ftesë për çdo zë të artit dhe kulturës shqiptare, por edhe njohës e ekspertë, komunitet e grupim, të bëhet pjesë e procesit”, u shpreh ministri.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular