HomeKultureKëshilli Bashkiak i Parisit nderon Kadarenë: Pllakë përkujtimore pranë shtëpisë ku jetoi

Këshilli Bashkiak i Parisit nderon Kadarenë: Pllakë përkujtimore pranë shtëpisë ku jetoi

Advertismentspot_img

Lajmin e bëri me dije Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Francë përmes një njoftimi në rrjetet sociale

Në nder të shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, Këshilli Bashkiak i Parisit ka marrë vendimin për vendosjen e një pllake përkujtimore në adresën 63, bulevardi Saint-Michel.

Ky është vendi ku Kadare dhe familja e tij jetuan për shumë vite dhe ku ai krijoi disa nga veprat më të njohura të letërsisë së tij.

Lajmin e bëri me dije Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Francë përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku e cilësoi këtë hap si një “akt nderimi jo vetëm për Kadarenë, por për të gjithë kulturën shqiptare”.

“Këshilli Bashkiak i Parisit i bëri një homazh të gjallë dhe emocionues kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare dhe, nëpërmjet tij, njëkohësisht edhe Shqipërisë dhe kulturës shqiptare”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

 “Me votim unanim, u miratua vendosja e pllakës me emrin dhe në nderim të Ismail Kadaresë në adresën 63 boulevard Saint-Michel në Paris — vendi ku ai dhe familja e tij jetuan për shumë vite dhe ku autori shkroi disa nga faqet më të bukura të letërsisë së tij”.

Ambasada shpreh mirënjohjen e saj për Francën, që nderon gjeniut e letrave shqip.

Ismail Kadare u nda nga jeta më 1 korrik 2024 në moshën 88-vjeçare. Ai njihet si një nga figurat më të mëdha të letërsisë bashkëkohore evropiane dhe padyshim si shkrimtari më i spikatur i letërsisë shqiptare të shekullit XX.

Mes veprave të tij më të njohura janë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kronikë në gur”, “Prilli i thyer”, “Pallati i ëndrrave” dhe “Koncert në fund të dimrit”.

Krijimtaria e Kadaresë është përkthyer në dhjetëra gjuhë dhe është vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare, duke përfshirë Prix Mondial Cino Del Duca dhe Jerusalem Prize.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular