Policia e Tiranës ka vënë në pranga Aldo (Elidon) Avdylajn, nipin e Astrit Avdylajt, një emër i njohur për autoritetet ligjzbatuese.
Avdylaj ishte shpallur në kërkim për përfshirje në organizimin e atentatit ndaj Edmir Bregut alias Ilir Kuçi (Maloku), ngjarje e ndodhur më 24 Janar 2021.
Arrestimi është kryer pas një operacioni të mirëkoordinuar në kryeqytet, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi rrethanat e kapjes apo rolin konkret të Avdylajt në planifikimin e atentatit.