Zbardhen emrat e 10 të arrestuarve që ranë në prangat e policisë ditën e djeshme në Elbasan në kuadër të një operacioni të befasishëm që u zhvillua mesditën e djeshme (13 tetor).
Të arrestuarit akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim me forcë ndaj punonjësve të policisë.Mësohet se në pranga kanë rëne:
- Endri Doda
- Ervin Cani
- Akil Kërtusha
- Blerim Heta
- B.M
- Maksim Suci alias Lika
- Stefan Mehmeti
- Ergys Tusha
- Jurgers Mullahi
- Hanson Mullahi
Operacioni u zhvillua në një nga lokalet e njohura të qytetit ne segmentin rrugor Elbasan Ish-Metalurgji dhe ka qenë rezultat i një hetimi të përqendruar mbi aktivitetin kriminal dhe posedimin e armëve pa leje.
Gjatë ndërhyrjes, disa nga të ndaluarit kundërshtuan me forcë arrestimin, çka ka çuar në përshkallëzim të situatës dhe përfshirjen e forcave të shumta policore.
Policia e Elbasanit ka bërë të ditur se hetimet vijojnë për të identifikuar nëse të arrestuarit kanë lidhje me ngjarje të tjera kriminale në këtë zonë apo më gjerë.