HomeKultureTetori, muaji i librit dhe poezisë – Nis edicioni i tretë i...

Tetori, muaji i librit dhe poezisë – Nis edicioni i tretë i “Poetit Laureat”, një nismë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit

Advertismentspot_img

Muaji tetor ka marrë prej vitesh statusin e “Muajit të Librit”, duke sjellë në qendër të vëmendjes promovimin e leximit dhe të krijimtarisë letrare. Aktivitetet e këtij vijojnë me edicionin e tretë të “Poetit Laureat”, një nismë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, që synon të forcojë lidhjen mes poetëve dhe publikut. Juria me emra të njohur të letrave shqipe ka përzgjedhur  kandidatët, nga të cilët do të shpallet laureati i ri.

Ky tetor kulmon me shpalljen e poetit laureat dhe më vjen shumë mirë që kjo traditë nisur me guxim nga Qendra Kombëtare e Librit dhe leximit tashmë ka një formë vazhdimësie. Juria ka përzgjedhur 5 emrat të cilat janë një mundësi për të qenë laureati i tretë i Shqipërsie. Tetori i librit ka nisur me një mori aktivitetesh të cilat janë përqendruar më në fokus të rinjtë”, u shpreh Alda Bardhyli, Drejtore e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Përgjatë gjithë muajit tetor, në qytete të ndryshme të vendit do të zhvillohen promovime librash, lexime publike, ekspozita, konkurse letrare dhe takime me autorë, me qëllim afrimin e lexuesit me librin një nga sfidat kryesore të kohës sonë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular