HomeKronikeEMRAT/Zbardhet plagosja me armë zjarri tek “Megatek”, policia arreston një person dhe...

EMRAT/Zbardhet plagosja me armë zjarri tek “Megatek”, policia arreston një person dhe shpall në kërkim një tjetër! Çfarë u zbulua në mjetin e autorëve

Advertismentspot_img

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në parkimin e qendrës tregtare “Megatek” në Tiranë, ku dy të rinj mbetën të plagosur pas një konflikti me armë zjarri dhe sende të forta.

Në përfundim të veprimeve hetimore, është arrestuar Josif Mena, i cili rezulton të jetë pronari i automjetit me të cilin autorët u larguan nga vendngjarja. Ndërkohë, personi që ka qëlluar me armë zjarri vijon të jetë në kërkim, ndërsa Policia është vënë në ndjekje të tij.

Gjatë kontrollit në automjetin e përdorur nga autorët, u gjet një gëzhojë, ndërsa në banesën e njërit prej tyre është sekuestruar arma e zjarrit, e dyshuar si ajo që u përdor në ngjarje.

Sipas burimeve nga grupi hetimor dhe dëshmive të marra në vendngjarje, konflikti mes të rinjve ka qenë i çastit, dhe ka lindur për motive banale, si: “Pse më pe?” dhe “Pse parkon aty?”.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur Fabjo Arifaj, i cili u qëllua në këmbë me armë zjarri, dhe Grisjan Latifaj, që u dëmtua me sende të forta.

Policia ka sekuestruar provat materiale, përfshirë armën dhe automjetin, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit të armatosur dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular