HomeEkonomiHotelet, në gusht shumica e turistëve të huaj qëndruan në Tiranë, më...

Hotelet, në gusht shumica e turistëve të huaj qëndruan në Tiranë, më pak në Jug dhe Veri

Advertismentspot_img

Në pikun a verës të huajt zgjodhën kryeqytetin. Statistikat e strukturave akomoduese tregojnë se të huajt  që e vizituan Shqipërinë në muajin gusht preferuan më shumë rajonin Qendër ku bën pjesë Tirana dhe Elbasani me një shifër prej 238 mijë dhe më pak Rajonin Veri dhe atë Jug.

Instituti i Statistikave konfirmoi se në muajin e 8 të vitit, strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe net qëndrimeve, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

“Vizitorët gjithsej u rritën me 35,1%, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 40,6% dhe rezidentë 21,6%. Net-qëndrimet gjithsej u rritën me 33,3%, ku ato jo-rezidentë u rritën me 42,6%, ndërsa ato nga rezidentët me 11,7%.  Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat bregdetare (+47,8%) dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme (+35,2%)” thuhet në publikim.

Sipas INSTAT në gusht 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Kosova (21%), Polonia (12%), Italia (10%). Franca dhe Gjermania kontribuuan secila me nga 7% të vizitorëve, ndërsa 43% e tyre ishin nga vende të tjera.

“Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 61,5%, krahasuar me 59,6% në Gusht 2024” vlerëson INSTAT.

Gushti duket të jetë një nga muajt e mirë të turizmit i cili gjatë këtij viti ka treguar një luhatje të dukshme për shkak të rritjes së çmimeve dhe një imazhi të zbehur disi për Shqipërinë e lidhur kjo me mungesën e ujit dhe ndërprerjeve të energjisë në disa rajone.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular