Një aksident i rëndë ka ndodhur tek “Mbikalimi i Plepave”, në aksin rrugor “Kavajë – Plepa”.
Raportohet se automjeti me drejtues 61-vjeçarin me iniciale E. B., është përplasur me makinën me drejtues 65-vjeçarin me iniciale S. P..
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy shoferët, si dhe pasagjerët me iniciale A. D., P. P. dhe L. B., të cilët ndodheshin në automjetin e drejtuar nga 61-vjeçari.
Aktualisht, të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Njoftimi:
Durrës/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Kavajë – Plepa”, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Plepave”, automjeti me drejtues shtetasin E. B., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. P., 65 vjeç.