HomeKronikeAkuzohet si vrasës i biznesmenit italian Edoardo Sarchi, autori i dyshuar hesht...

Akuzohet si vrasës i biznesmenit italian Edoardo Sarchi, autori i dyshuar hesht para togave të zeza! Gjykata merr vendimin për 48-vjeçarin

Advertismentspot_img

Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “burg pa afat” për Kamber Sulçaj, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, krim i ndodhur në orët e para të mëngjesit të 27 shtatorit në Salari të Tepelenës.

Fillimisht ka qenë prokurorja e çështjes, Blerina Musabelli, e cila ka paraqitur aktet që grupi hetimor mori në vendngjarje dhe më pas të gjitha rrethanat që shoqëruar ngjarjen deri në vetëdorëzimin e 48-vjeçarit më 16 Tetor.

Më pas, avokati i Kamber Sulçajt ka paraqitur në seancë faktin e vetëdorëzimit të klientit të tij, si një rrethanë lehtësuese që mund të merrej në konsideratë.

Vetë Kamber Sulçaj ka qëndruar i heshtur përgjatë gjithë seancës së vlerësimit të masës së sgurisë duke kyçur gojën para togave të zeza.

Në përfundim të seancës, gjyqtarja Entela Selmanaj ka dhënë ndaj 48-vjeçarit masën e sigurisë “burg pa afat”.

Pas dhënies së vendimit, avokati i të akuzuarit është shprehur se do ta ankimojë në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

vendimi gjykate kamber sulcaj

Dinamika

Krimi i ndodhi në orët e para të mëngjesit të 27 shtatorit në Salari të Tepelenës.

Biznesmeni italian humbi jetën pasi u qëllua për vdekje nga një distancë prej rreth 120 metrash, dyshohet nga Kamber Sulçe.

Sipas dosjes hetimore, motivi i vrasjes ka nisur nga një konflikt banal për dritat e gjata të makinës, mes autorit të dyshuar dhe djalit të ortakut të biznesmenit italian, i identifikuar si Gazmend Braçi.

Në dëshminë e tij, Gazmend Braçi tregon se pas zënkës me autorin, automjeti i tij mbeti në rrugë për shkak të mungesës së karburantit. Për këtë arsye, ai kërkoi ndihmën e të atit, i cili mbërriti në vendngjarje bashkë me italianin, me dy automjete të ndryshme.

Në atë moment, sipas Braçit, autori filloi të qëllonte nga larg.

“Ai qëllonte në ajër në mënyrë të përsëritur, ndërsa na shante nga distanca. Në një moment nisi të qëllonte në drejtimin tonë dhe ne u shpërndamë. Eduardo shkoi të mbyllte derën e makinës së babit tim, që autori të mos e shihte. Fillimisht mbylli derën e shoferit, pastaj u përkul për të mbyllur derën e pasagjerit, kur u qëllua dhe u godit fatalisht. Ne u shtrimë barkas dhe qëndruam ashtu derisa mbërriti policia”, ka deklaruar ai.

Një tjetër dëshmitar që shoqëronte Braçin u tha hetuesve se sulmi zgjati mbi 20 minuta, me ndërprerje të herëpashershme, duke shtuar frikën dhe panikun mes të pranishmëve.

Të dhënat nga kamerat e sigurisë në zonë dhe dëshmitë e marra në vendngjarje kanë ndihmuar në identifikimin e autorit 48 vjeçar.

Policia dyshon se Kamber Sulçe është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar, pasi pas krimit ka braktisur mjetin tip Ford, ngjyrë të bardhë, në zonën mes fshatrave Nivicë dhe Bolenë të Vlorës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular