Mëngjesin e së dielës grabitës arritën të merrnin në muzeun e Luvrit bizhuteri të periudhës së Napoleonit, ndër të tjera dhe kurora e Perandoreshës Eugenie. Por mesa duket diçka nuk u ka shkuar siç duhet. Pak pas dhënies së alarmit, policia gjeti kurorën pranë muzeut dhe fatkeqësisht të dëmtuar.
Kurora është e përbërë nga 1,354 diamante dhe 56 smeralde, sipas përshkrimit të postuar në internet nga muzeu, megjithatë nuk ka të dhëna për dëmtimin.
E krijuar nga argjendari Alexandre-Gabriel Lemonnier, forma e saj është tipike për përfaqësimet e kurorave perandorake, “të dizajnuara sipas një parimi që tashmë është i pranishëm në stemat perandorake të Perandorisë së Parë”. Shkëlqimi i saj kishte për qëllim të impresiononte vizitorët e Panairit Botëror të Parisit të vitit 1855.
“Tetë harqe në formë shqiponje ishin bërë prej ari të skalitur, të tjerat formojnë palmeta të bëra prej diamanti, përfshirë një të madhe në qendër. Çdo palmetë është e rrethuar nga dy smeralde. Harqet takohen nën një glob diamanti të përforcuar nga një rreth dhe një gjysmërreth i formuar nga tridhjetë e dy smeralde dhe i kurorëzuar me një kryq të përbërë nga gjashtë brilantë”, shpjegon muzeu.
Sipas një ciceroni në Luvër kurora “ishte në vitrinën më afër dritares” në Galerinë Apollo.