Më 17 tetor, Tirana bëri bashkë anëtarët e asociuar të Federatës Evropiane të Bankave (EBF), në një takim të organizuar nga AAB. Përfaqësues nga vende të ndryshme të rajonit dhe Evropës u mblodhën për të diskutuar zhvillimet kryesore dhe prioritetet e sektorit bankar.
Diskutimet u fokusuan në digjitalizimin, pagesat, edukimin financiar, inovacionin dhe zhvillimin e aftësive të punonjësve, duke krijuar një platformë të vlefshme për shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira.
