HomeKronikePAMJET/ Aksident në rrugën Kukës-Krumë, 5 persona të plagosur nga përplasja e...

PAMJET/ Aksident në rrugën Kukës-Krumë, 5 persona të plagosur nga përplasja e dy makinave, mes tyre tre të mitur

Advertismentspot_img

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin nacional Kukës-Krumë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e 5 personave, mes tyre tre te mitur.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Kukësit, ku po marrin trajtim mjekësor. Mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është nën vëzhgim nga stafi mjekësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak për përplasjen ka qenë humbja e kontrollit nga njëri prej drejtuesve të mjeteve, për shkak të lagështirës në rrugë.

Krumë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”, automjeti me drejtuese shtetasen V. Q. është përplasur me automjetin kamion me drejtues shtetasin R. Q.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasja V. Q., tre pasagjerët e mitur në automjetin e saj dhe pasagjeri në kamion, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular