HomeKronike"Çelësi i hetimit, njeriu që e nxorri Martinajn nga strofkulla"/ Lala tregon...

“Çelësi i hetimit, njeriu që e nxorri Martinajn nga strofkulla”/ Lala tregon pistat e hetimit për zhdukjen e Martinajt

Advertismentspot_img

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për disa nga pistat e hetimit për zhdukjen e Ervis Martinajt. 

“Indrit Dokle është thirrur dhe marrë në pyetje në Policinë e Lezhës pasi ndodhi ngjarja, ka sqaruar pozicionin e tij dhe po verifikohet. 

Sipas lëvizjeve në kamerat e sigurisë, që Martinaj kishte marrë drejtim, kontakti i fundit mund të ishte në Shijak. Gjykata ka urdhëruar kontrolle te Avdylajt. Janë kontrolluar disa kapanone dhe baza në Mirëditë. Është gjetur edhe automjeti i Martinajt.

Janë sekuestruar kamera dhe janë marrë në pyetje administratorët e një pallati pas Ring Centre, në të njëjtin pallat ku kishte edhe njerëz të drejtësisë.   

Janë ushtruar kontrolle në Vlorë, te Ines Hajrulla. Po ashtu, ka patur kontrolle në Potam në Himarë, pas një sinjalizimi nga një polumbar, që informai se gjatë zhytjes kishte filmuar trup të pajetë. U dyshua dhe RENEA ka qëndruar, u bënë kontrolle. Për shkak të konflikteve të forta me një sërë grupesh, nga Dokle, te Dukët e me rradhë, ka një sërë pistash që secili prej emrave është i dyshuar. Kishte edhe përplasje politike, jetonte pranë shtëpisë së kryeministrit, që u konsiderua karshillëk. 

Kishte interesa edhe në biznes, duke qenë se qarkullonte miliona. Kishte probleme edhe me Ervin Matën.

Pra pistat janë të gjitha të hapur. Çelësi këtu është një detaj, kush është njeriu që e nxorri nga strofulla Ervis Martinaj? Martinaj nuk dilte pa njeri të besuar. Ai ka dalë në rrugë nga një person..

Brilant Martinaj është vrarë pasi është takuar me Jeton Lamin.

Nga ana tjetër, Martinaj është zhdukur pas kontaktit me këtë person. Këto janë faktet, i kam me dokumentat”, tha Lala. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular