HomeOP ED“Paketa e Maleve”: midis zhvillimit dhe presionit administrativ/nga Agron Haxhimali

“Paketa e Maleve”: midis zhvillimit dhe presionit administrativ/nga Agron Haxhimali

Advertismentspot_img

nga Agron Haxhimali/Drejtor Ekzekutiv i Institutit te Bashkive
Diskutimi i fundit mbi “Paketën e Maleve”, i drejtuar nga Kryeministri Rama me përfaqësues të pushtetit lokal, ka rikthyer vëmendjen mbi një nga instrumentet e zhvillimit territorial në Shqipëri. Në letër, nisma synon nxitjen e investimeve në zonat malore, përmes krijimit të kushteve të favorshme për turizëm të qëndrueshëm, punësim dhe përmirësim të cilësisë së jetës për komunitetet në zona malore.

Megjithatë, mënyra e qasjes dhe ritmi që po kërkohet në zbatim ngre një sërë pikëpyetjesh serioze për ligjshmërinë, efektivitetin dhe qëndrueshmërinë e këtij procesi.

“Urdhrat për përshpejtim” dhe rreziku i procedurave ekstra-ligjore

Në fjalimin e tij, Kryeministri kërkoi që bashkitë të përshpejtojnë hartimin e “hartave të zonave prioritare” dhe të krijojnë “task-forca” për t’u qëndruar afër çdo investitori të mundshëm.

Në pamje të parë kjo mund të duket si mobilizim institucional, por toni “shtytës” i thirrjes (“t’u rrini pronto njerëzve”, “t’i nxisin”, “t’ua lehtësojnë procesin”) krijon përshtypjen e një urdhri politik që mund të çojë bashkitë drejt veprimesh jashtë kornizës së qartë ligjore.

Ky presion për “të bërë shpejt” rrezikon ta zhvendosë thelbin e nismës nga zhvillimi real drejt një procesi formal dhe statistik,ku rëndësi merr numri i kontratave apo zonave të shpallura, e jo cilësia e përgatitjes së tyre.

Nuk është çështje harte, por pronësie.

Problemi kryesor në terren nuk lidhet me mungesë vullneti nga bashkitë, por me mungesë sigurie ligjore mbi pronësinë.Në shumë zona malore, statusi juridik i pronave mbetet i paqartë ndarjet midis pronës publike, private, komunale apo shtetërore janë ende burim konfliktesh.

Çdo përpjekje për të identifikuar “zona prioritare për investime” pa e sqaruar më parë këtë bazë, mund të hapë rrugë për përplasje të reja ligjore dhe tensione me komunitetet lokale.

Në këtë kontekst, kërkesa për përshpejtim mund të interpretohet jo si masë nxitëse, por si imponim i një dinamike që bie ndesh me parimet e sigurisë juridike.

Presioni mbi bashkitë dhe efekti “statistik”

Premtimi se “500 të parët që do të marrin kontratën 10-vjeçare nuk do të paguajnë asnjë taksë” është politikisht i fuqishëm, por praktikisht krijon një nxitje për rezultate sasiore.

Në vend që procesi të matet nga cilësia e planeve dhe përfshirja e komuniteteve, ai rrezikon të kthehet në garë për “kontrata të para” një logjikë që prodhon shifra, jo zhvillim real.

Nëse “Paketa e Maleve” do të kishte qenë aq e thjeshtë për t’u zbatuar, sot nuk do të kishte nevojë për udhëzime urgjente nga lart. Vetë ky fakt tregon se problemi nuk është te ritmi i bashkive, por te pengesat strukturore dhe ligjore që kërkojnë zgjidhje në nivel qendror.

Çfarë duhet bërë ndryshe

Në vend të direktivave për përshpejtim, qeveria duhet të:hartojë një raport vlerësimi mbi pengesat reale në zbatim,qartësojë statusin pronësor të zonave malore,ofrojë udhëzime ligjore dhe teknike të unifikuara për bashkitë,dhe mbi të gjitha, të sigurojë që procesi të zhvillohet me transparencë dhe konsultim publik.

Vetëm kështu “Paketa e Maleve” mund të shndërrohet nga një instrument politik në një politikë të qëndrueshme zhvillimi rural.

“Paketa e Maleve” edhe pse mes shume diskutimeve ka potencial për ringjalljen e zonave të braktisura dhe promovimin e turizmit malor. Por për ta arritur këtë, duhen rregulla të qarta, jo urdhra të paqartë.

Nëse zbatimi mbetet i bazuar në presion, jo në planifikim, atëherë rrezikojmë që “paketa” të mbetet në letër një tjetër nismë që ngjall shpresa, por shuhet në përplasjen mes politikës,ligjit dhe interesava

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular