HomeLifestyleVesa Vllasaliu zyrtarizon romancën me Mirlind Dakun! Si modelja rigjeti dashurinë pasi...

Vesa Vllasaliu zyrtarizon romancën me Mirlind Dakun! Si modelja rigjeti dashurinë pasi shoqja e ngushtë i mori të fejuarin futbollist në prag martese

Advertismentspot_img

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova postoi në InstaStory një foto të futbollistit teksa mban një vogëlushe në krah, të cilën Vesa e uron për ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen Lana, të don dada shumë”, shkroi modelja, krahas imazhit të vajzës me lojtarin e Kombëtares ku shihet dukshëm portreti i Mirlind Dakut.

vesa vllasaliu

Gjithashtu pak javë më parë, ishte Vesa ajo e cila ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta me partnerin e saj, teksa putheshin.

Vesa Vllasaliu mirlind daku (2)

Po ashtu, publikoi në “Instastory” edhe foton e një buqete me trëndafila të kuq, që mesa duket ia kishte dhuruar Mirlind Daku për përvjetorin e lidhjes.

“Gëzuar përvjetorin”, lexohej në foton e publikuar.

Vesa Vllasaliu mirlind daku (1)

Edhe pse lidhjen ata e kanë mbajtur të fshehtë nga vëmendja publike, duket se tashmë çifti kanë vendosur të dalin hapur.

Në media janë raportuar raste kur Vesa është parë duke e përkrahur Dakun në ndeshje të ndryshme, përfshirë edhe në stadiumin “Air Albania”, gjatë përballje ndaj Letonisë.

Vesa Vllasaliu

Çifti duket se po shijon një periudhë të qetë dhe të lumtur, ku dashuria dhe mbështetja reciproke janë në qendër të jetës së tyre.

Këtë e ka dëshmuar edhe vetë Vesa përmes një postimi në “Instastory”, ku ajo ka shpërndarë një video trend nga “TikTok” me mbishkrimin: “Më falni mami dhe babi, diploma ime u bë dekor… por u martova me një burrë që kujdeset shumë për mua”.

vesa vllasaliu (7)

Mesa duket, gjërat mes tyre tashmë kanë marrë një rrjedhë tjetër, duke u bërë më se të konsoliduara. Madje, Vesa e quan “burri im” Mirlindin, duke na zbuluar edhe planet që mund të kenë. Që në nisje të lidhjes, të dy u përfshinë në disa probleme që përjetuar, por duket se shpejt e gjetën rrugën e paqes dhe dyshja sot ka nisur bashkëjetesën.

Meqenëse lidhja me familjarët tashmë është zyrtarizuar, është e natyrshme të pyesim se kur do të shohim një foto të përbashkët të çiftit. Një moment i tillë do të ishte një hap i rëndësishëm për të dy, duke treguar se ata janë të gatshëm të ndajnë më shumë nga jeta e tyre me publikun. Vesa shfaqet gjithmonë e buzëqeshur dhe e lumtur pranë familjes së partnerit të saj, duke reflektuar një lidhje të fortë dhe të besueshme. Kjo është një dëshmi se ajo ka arritur të integrohet mirë në jetën e tyre, një aspekt i rëndësishëm për çdo marrëdhënie të suksesshme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular