HomeKronikePriti Gilmando Danin në aeroport, zbulohet identiteti i të plagosurit rëndë, agjent...

Priti Gilmando Danin në aeroport, zbulohet identiteti i të plagosurit rëndë, agjent i Agjencisë së Mbikëqyrje Policore!

Advertismentspot_img

Gilmando Danit iu bë atentat vdekjeprurës pak çaste pasi ishte kthyer nga jashtë shtetit. Në aeroportin e Rinasit, Dani është pritur nga 40-vjeçari që mbeti i plagosur Muçi Shaljani (Sheqeri).

Autorët kanë patur informacion për lëvizjet e shënjestrës dhe e kanë pritur pranë rrethrrotullimit.

Shaljani drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz S” kur drejt tyre u hap zjarr pak metra larg aeroportit.

Në vendin e ngjarjes humbi jetën Gilmando Dani rreth 47 vjeç, ndërsa Muçi Shaljani (Sheqeri) 40 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë.

Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

jë ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në rrethrrotullimin e Rinasit ku u vra me armë zjarri Gilmando Dani. Mësohet se në makinën e Danit, ka mbetur i plagosur rëndë me plagë plumbi në kokë, shtetasi edhe Muçi Shaljani, alias Sheqeri. Mesohet se i plagosuri është pjesëtar i Policisë së Shtetit dhe specifikisht, agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP.

Policia konfirmon se në makinë me Danin ka qenë edhe 40-vjeçari Muçi, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular