Nga Ahmet Prençi
Të dashur miq!
Në Panairin e Librit, në stendën e Shtëpisë Botuese MediaPrint, gjenden librat e mi: “Anja”, “Brenga e Prokurorit”, “Në emër të gjakut” dhe “Horizonti i ëndrrës amerikane”, shënime udhëtimi që shërbejnë si një guidë falas nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Herë pas here do të ndodhem edhe unë aty, për t’u takuar nga afër me ju, për të ndarë një bisedë miqësore dhe për t’u parë me këtë rast të bukur libri.
Ju ftoj me shumë dashuri të ndaleni pranë stendës sonë dhe ju uroj çdo të mirë!







