HomeSocialeMoti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Sipas IGJEO dhe SHMU do të...

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Sipas IGJEO dhe SHMU do të ketë reshje intensive, shtrëngata e dëborë në këto qarqe

Advertismentspot_img

Sipas IGJEO dhe SHMU, dita e hënë, 17 nëntor do të sjellë reshje mesatare deri intensive në Shkodër, Lezhë dhe Vlorë, ndërsa qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër do të përballen me reshje të dobëta deri mesatare. Ministria thekson se “intensiteti pritet të rritet në orët e pasdites”

Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, sot më 16 nëntor 2025, ka paralajmëruar për një situatë të rënduar meteorologjike gjatë javës, duke theksuar se “priten reshje me intensitet të lartë në të gjitha qarqet e vendit, të shoqëruara me shtrëngata dhe në disa zona me dëborë”.

Sipas IGJEO dhe SHMU, dita e hënë, 17 nëntor do të sjellë reshje mesatare deri intensive në Shkodër, Lezhë dhe Vlorë, ndërsa qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër do të përballen me reshje të dobëta deri mesatare. Ministria thekson se “intensiteti pritet të rritet në orët e pasdites”.

Situata rëndohet të martën, ku “reshjet do të shtohen në të gjithë territorin”, me zona si Shkodra, Kukësi, Vlora dhe Gjirokastra që do të përfshihen nga reshje intensive deri shumë intensive. Edhe të mërkurën parashikohet mot i rënduar, me reshje të dendura në të gjithë vendin, ndërsa në disa qarqe ato do të prekin nivelin “lokalisht shumë intensive”.

Autoritetet paralajmërojnë edhe për reshje dëbore mbi 400 metra lartësi, në Veri, Lindje dhe Juglindje, çka rrit rrezikun e ngricave dhe vështirësive në qarkullim. Po ashtu, sipas vlerësimeve hidrometeorologjike, në basenin e Drinit mund të regjistrohen deri në 300 mm reshje, veçanërisht në zonën Koman–Vau i Dejës.

Ministria e Mbrojtjes u kërkon strukturave vendore dhe qendrore të qëndrojnë në gatishmëri të plotë, të marrin masa për shmangien e përmbytjeve dhe të sigurojnë “koordinim të ngushtë ndërinstitucional për menaxhimin e situatave emergjente”.

AKMC ka kërkuar gjithashtu ngritjen e nivelit të gatishmërisë në bashki për shkak të rrezikut të shtuar të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dherave. Qytetarët ftohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me reshje intensive, ndërsa strukturat e emergjencave do të vijojnë të përditësojnë publikun për çdo zhvillim.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular